Publikohet fotografia e të dyshuarit të dytë, të arrestuar për spiunazh me BIA-n serbe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.06.2024, 18:24

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Shabani dhe Qerimi janë arrestuar sot në një aksion të Drejtorisë për Krime të Rënda të Policisë së Kosovës.

Aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës e ka konfirmuar edhe Prokuroria Speciale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, tha Prokuroria.

Ata pretendohet se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.

Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit