“Bëja pak të vështirë kalimin”/ Përgjime të reja, polici në Rinas: Ajo nuk më la asnjë lekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.06.2024, 11:56

Eneo Sulejmani përmes agjencisë së tij “Bus Albania” iu priste bileta personave që kishin problem kalimin e kufirit dhe me ndihmën e efektivit Briken Terziu, i kalonte ato nga pika doganore e Rinasit.

Përgjimet kanë zbuluar se nga data 06.04.2023 deri më 12.03.2024, Sulejmani dhe Terziu, me ndihmën e policëve të tjerë, kanë lejuar 200 persona të udhëtojnë pavarësisht se kanë tejkaluar afatet e ditëve të qëndrimit, ishin të kthyer në kategorinë INAD gërma H dhe F, Kategorinë Deportiv (me deklarata noteriale të falsifikuara), të mitur të papajisur me deklarata noteriale nga prindërit, apo shkaqe të tjera.

Për kalimet e këtyre personave, ata komunikonin në rrjetet sociale dhe vlera e rryshfetit varionte nga 50 deri në 500 euro.

Në një rast të zbardhur në dosje, Eneo i thotë efektivit të policisë, Briken Terziu “bëja pak të vështirë” kalimin një shtetaseje, ndërsa Brikeni i thotë “ajo nuk më la gjë vëlla”.

“Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 20.09.2023, nga ora 11:27 AM – 05:25 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla

Briken: Mirmgjes vlla

Eneo: Si u gdhive a je mire. Ke ardhur apo je andej

Briken: Mire mire shtym. Po kam ardhe

Eneo: Doja me tpyt kur ka karte kroata do me ik ne gjermani. E lejojn? Po I ka kalu ditet andej

Në orëm 11:47AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: Ma nis pasap vlla

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Z.J. Shife boja pak tveshtir vlla

Briken: Ok

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit V.J. Edhe ky me kta. Po si kam then gje sa si. Ky ka ditet mduket. Do ti lejn aty

Briken: Ok

Në orëm 03:37PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Vec mthuj ku vlla

Briken: Nr 8

Eneo: Shikoji se besojn do ngjiten mos ngatrrohen. A erdhen

Në orëm 05:24PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: Ajo gruaja Zamira nuk ka len gje vlla

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Zamira Jaupaj është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 20.09.2023 ora 16:23 nga punonjësi i policisë me username në TIMS ImerajL. Kjo shtetëse rezulton e kthyer nga vjena më datë 11.07.2022 për ditet e qëndrimit. Gjithashtu kjo shtetëse është kthyer më datë 23.09.2023 me motivin e nuk I lejohet hyrja në BE.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi V.J është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 20.09.2023 ora 16:22 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 21.09.2023, nga ora 09:29 AM – 11:56 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla. Me x ajo zamira e kan kthy npoloni, do ma shofësh pak kët shokun. I dërgon pasaportën e shtetasit Enrik Mhillaj

Briken: Ka pasap tjetër ky vlla

Eneo: Me kte siken dot

Në orën 10:02 AM dhe në orën 10:32 AM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Vlla se kan sjell 1 nga Milano

Briken: Po

Eneo: Mos ta majn shume aty tlej naj gjë aty. I dërgon pasaportën e shtetasit B.K

Briken: Ca ore vjen

Eneo: Sa ka zbrit

Briken: Ok se I thashë dikujt ta marrë

Eneo: Ok vlla rrofsh. I dërgon pasaportën e shtetasit E.L

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi E.M nuk ka dal nga territor i RSH

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi B.K është përpunuar në hyrje të territorit të RSH më datë 21.09.2023 ora 18:02 nga punonjësi i policisë me username në TIMS MamajF Oficer. Shënime ne sistem: Kthyer me motivacionin se nuk lejohet në zonën shengen

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi E.L është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 22.09.2023 ora 05:49 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit. Gjithashtu ky shtetas ka hyrë në territorin e RSH më datë 20.12.2023 dhe është përpunuar në dalje më datë 19.01.2024 ora 11:59 nga kontrollori me username TereziuB

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 22.09.2023, nga ora 05:29 AM – 03:42 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla. Do leri 170 tgjitha. Po I them ti fusi ne pasap. Mgjes vlla

Briken: Mirmgjes

Në orën 10:54 dhe në orën 10:55 zhvillohen dy biseda telefonika ndërmjet shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu.

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases R.N

Briken: Ok

Eneo: Ku te futet kjo vlla

Briken: Ten r 8

Eneo: Ok vlla

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi R.N është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 22.09.2023 ora 16:09 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit