Korçë/ Djali futet të mbrojë nënën nga dhuna e babait, i ati e plagos

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.06.2024, 23:24

Një ngjarje e rëndë ëhstë regjistruar pak më parë në Korçë. Babai ka plagosur me thikë djalin, pasi ky i fundit ndërhyri për të mbrojtur nënën nga dhuna që i ati po ushtronte ndaj saj.

Mësohet se djali ka marrë plagë në pjesën e dorës, teksa bëhet me dije se babai ka qenë në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në lagjen e francezëve. Policia ka mbërritur në vendngjarje, por ende nuk ka një njoftim zyrtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit