Siljanovska porosi Frontit Evropian: Nuk ka dy fitues në zgjedhje, ka vetëm një

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.05.2024, 19:01

Ndërsa partitë janë në fund të bisedimeve për koalicionim qeveritar, vijon të rrjedh afati 10 ditor që presidentja e shtetit t’ia japë mandatin Hristijan Mickoskit, i cili më pas, në afat prej 20 ditësh do të duhet ta formojë qeverinë. Presidentja Siljanovska, tha se mandatin, do ta japë brenda afatit kushtetues.

“Për fat të mirë, mendoj se nuk do të kem problem të madh, pasi disi qetë rrjedhin punët, shumica tanimë është e dukshme, që do të thotë se në kuadër të këtyre 10 ditëve, sipas të gjitha gjasave, mundet edhe më herët. Dhe më pas, e dini që në periudhë prej 20 ditësh do të duhet që mandatari të dalë me përbërjen e qeverisë”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, presidente.

Për pakënaqësinë e Frontit Evropian dhe kreut të BDI-së, të cilët, nuk do të jenë pjesë e qeverisë, Siljanovska Davkova thotë se Kushtetuta parasheh një fitues në zgjedhje, të cilit, mund t’i jepet mandati.

“Më vjen shumë keq që e kam patjetër t’i zhgënjej, megjithatë si konstitucionaliste, unë e lexoj atë që shkruan në Kushtetutë. Nuk ka dy fitues në zgjedhjet, ka një fitues. Ai i zgjedh partnerët e koalicionit, kuptohet se është politike, etnike dhe e shëndoshë për demokracinë të kyçni në qeveri parti shqiptare dhe atë, mandatari, tanimë siç e pamë do ta bëjë. Megjithatë, tezat tjera, të tipit, të shumicës, pakicës, absolutisht nuk qëndrojnë”, tha Gordana Siljanovska Davkova, presidente.

Në ndërkohë, vazhdojnë dhe diskutimet e fundit në lidhje me formimin e qeverisë. Nga VLEN, thonë se po përpiqen që të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse koalicionimi me harmonizim programor, por edhe kadrovik.

“Për çdo ditë po e rrisim nivelin e besimit të ndërsjellë dhe procesi i negociatave vazhdon të zhvillohet me vullnet të mirë dhe intensitet të lartë. Ne mbetemi të hapur për bashkëpunim edhe me parti të tjera politike dhe individë të cilët ndajnë qëllime të njëjta programore. Ne i mbajmë dyert hapura dhe si partner aktiv ndikojmë dhe punojmë për një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse për formim sa më të shpejtë të Qeverisë”, thonë nga VLEN. Edhe nga Lëvizja ZNAM theksojnë se po vazhdojnë bisedimet për hyrjen e tyre në qeveri, ndërkaq për detaje, kryetari Maksim Dimitrieski thotë se duhet të pritet që Mickoski ta marrë mandatin.

“Ne sipas Kushtetutës dhe ligjeve presin që mandatari ta marrë mandatin për formimin e qeverisë së ardhshme dhe tani të zyrtarizohen bisedimet dhe negociatat. Të konfirmohet ajo që deri më tani është biseduar dhe jemi marrë vesh. Ne mbetemi në platformën tonë, në pajtueshmëri me atë që e kemi kërkuar në zgjedhjet dhe do të vazhdojmë gjithsesi si participues i ardhshëm në qeveri, nëse kemi harmonizim të plotë. Se si do të jetë periudha, ajo do të varet prej vetë mandatarit”, deklaroi Maksim Dimitrievski, kryetar i Lëvizjes ZNAM.

Derisa partitë finalizojnë me detajet, gjatë ditës së djeshme, Izet Mexhiti tha se pret që 3-4 deputetë nga Fronti Europian t’i bashkohen shumicës parlamentare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit