Shqiptarja denoncon palestinezin për përdhunim: Ramë dakord të bënim seks në shtëpinë e tij!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.05.2024, 10:10

Një 33-vjeçare shqiptare në Omonia, Greqi ka përjetuar një makth të vërtetë në duart e një 27-vjeçari palestinezi i cili dyshohet se e ka rrahur, e ka goditur me thikë në kofshë, e ka përdhunuar dhe më pas e ka lidhur dhe e ka mbyllur në një ndërtesë e braktisur.

Historia e tmerrshme e shqiptares nisi të zbardhet mesditën e së hënës së kaluar kur oficerët e policisë duke kaluar nëpër kryqëzimin e rrugëve Sokratous dhe Xouthou, në Athinë, ndaluan 27-vjeçarin të cilit gjatë kontrollit i është gjetur një thikë.

Personi u dërgua në Departamentin e Sigurisë së Omonias, ku u arrestua.

Më pas, rreth orës 21:20 të mbrëmjes të së njëjtës ditë, oficerët e policisë, duke kaluar nëpër rrugën Xouthou në Athinë, dëgjuan një person që thërriste për ndihmë nga një ndërtesë në dukje e braktisur. Policia ka shkuar menjëherë në katin e 1-rë të pallatit, nga ku kanë ardhur thirrjet për ndihmë dhe aty kanë konstatuar një derë të mbyllur me dry dhe në anën e pasme të saj një person që kërkonte të lirohet.

Punonjësit e policisë thyen drynin dhe pasi u futën në ambientet e brendshme, gjetën në krevat 33-vjeçaren nga Shqipëria, të lidhur me pranga në të gjitha gjymtyrët dhe të plagosur në kokë dhe në të gjithë trupin. Në të njëjtën kohë, e reja kishte marrë një plagë me thikë në kofshën e majtë.

Drejtuesit e policisë e kanë çuar gruan në spital dhe ajo ka treguar se fajtor për gjendjen e saj ishte 27-vjeçari palestinez.

Ajo i ka treguar policisë se nuk e njihte 27-vjeçarin, por pasi e kishte takuar të hënën të dy kishin rënë dakord të shkonin në shtëpinë e tij për të kryer marrëdhënie.

Por pasi shqiptarja ka hyrë në shtëpinë e tij, palestinezi e ka sulmuar atë, duke e rrahur dhe detyruar të kryejë seks oral kundër dëshirës së saj, gjatë së cilës ai ka vazhduar ta rrahë dhe që nga ai moment vajza nuk mban mend asgjë.

Kur ajo është zgjuar ka thirrur për ndihmë policinë dhe ka treguar çfarë i ka ndodhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit