Koalicioni VMRO-VLEN s’është parimor, “Fronti Evropian do të organizojë protesta”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2024, 19:58

Për shkak të koalicionit në mes të partisë fituese në kampin maqedonas VMRO-DPMNE dhe humbësit në taborin shqiptar,koalicionit “VLEN”, për të krijuar qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, duke anashkaluar kështu parimin fituesi me fituesin, do të bëjë që “Fronti Evropian” – fituesi i zgjedhjeve në kampin shqiptar – të organizojë protesta dhe të shtrojë kërkesa për organizim të parlamentit dydhomësh, kanë paralajmëruar njohësit e zhvillimeve politike atje.

Në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut më 8 maj, pati dy fitues të qartë: VMRO-DPMNE te maqedonasit, e cila siguroi 58 ulëse në kuvend, dhe “Fronti Evropian” te shqiptarët që fitoi 18 deputetë, 4 më shumë se koalicioni “VLEN”, apo mbi 30 mijë vota më shumë.

Por, përkundër kësaj, VMRO-ja ka anashkaluar “Frontin Evropian”, dhe ka përzgjedhur “VLEN”-in për të bashkëqeverisur, derisa Ali Ahmeti, lideri i frontit, ka kritikuar këtë marrëveshje, pasi që ka pyetur se “çfarë kuptimi kanë zgjedhjet nëse maqedonasit përcaktojnë se kush i përfaqëson shqiptarët?”, derisa i ka premtuar të gjithë ata që e kanë votuar se voat e tyre “s’do të shkojë huq”.

Duke komentuar këto zhvillime, në një bisedë për “Albanian Post”, duke u thirrur në burime të tij, ka parlajmëruar se pasi që VMRO-ja e ka shmangur “Frontin Evropian”, ky i fundit do të organizojë protesta.

“‘Fronti Evropian’, i cili thirret në legjitimitetin e votës shqiptare, ka paralajmëruar hapa të mëtutjeshëm radikalë. Nga zërat që vijnë ende jo zyrtare, Fronti Evropian planifikon të organizojë protesta dhe të shtrojë kërkesa për organizim të parlamentit dydhomësh”, ka thënë Iseni për AP. Por, ndryshe nga Iseni, për veprimet e koalicionit që udhëhiqet nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i ka pritjet Profesori i Historisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti.

Në një prononcim për AP, Bexheti ka theksuar se ai ka pritje që Fronti si opozitë të jetë konstruktiv.

“Pres nga ‘Fronti Evropian’ që të bëjë një opozitarizëm konstruktiv, të fokusohet në temat esenciale, duhet vazhdimisht ta mbajë temën kryesore që është hapja e kushtetutës, për ta mbyllur kështu ngërçin me Bullgarinë dhe t’i jap mbështetje qeverisë nëse ajo do të bëjë përpjekje për të reformuar sistemin e drejtësisë”, potencoi Bexheti për AP.

Njohësit e zhvillimeve politike në Maqedoni të Veriut, janë të ndarë edhe sa i përket aspektit parimor të koalicionit në mes të “VLEN”-it dhe VMRO-së.

“Duke u nisur nga fakti që të dy blloqet i takojnë krahut të djathtë politik mund të themi se në pikën e parë koalicioni është parimor. Pasi që edhe harmonizimi i programeve politike për qeverisje ka qenë më i lehtë mes partnerëve të koalicionit”, mendon Iseni.

“Koalicioni nuk është parimor, por rregullat kushtetuese e lejojnë një gjë të tillë”, thekson nga na tjetër Bexheti, i cili edhe ripërësrit rezultatet e zgjedhjeve të cilat flasin për një fitore të “Frontit Evropian” në taborin shqiptar.

E gjithë ky konfiguracion i ri politik që po krijohet në Maqedoni të Veriut, sipas historianit, është hakmarrje e partisë nacionaliste maqedonase, VMRO-DMPNE, ndaj Ali Ahmetit, përkatësisht partisë që drejton, BDI-së.

“Parimi i fituesit me fituesin është thyer, sepse VMRO-ja po hakmerret, është hakmarrja e qartë… nuk e fal ‘Frontin Evropian’ – lokomotivë e të cilit është BDI-ja – i cili në 8 vitet e fundit e ka mbajtur VMRO-në në opozitë”, deklaron ai, derisa përmend edhe faktin se tërë fushatën zgjedhore, VMRO-ja e kishte reduktuar në sulme ndaj Ahmetit dhe BDI-së. “VMRO-ja ka luajtur me kartën nacionaliste dhe populiste dhe ka pasur dy pika të platformës së saj: e para – një dozë të lartë anti-BDI dhe kundër ndryshimeve kushtetuese, për futjen e bullgarëve në preambulën e kushtetutës. Kjo pra ka qenë fryma me të cilën kanë fituar zgjedhjet”, pohon.

Si rezultat i marrëveshjes politike në mes të VMRO-së dhe “VLEN”-it, Afrim Gashi, njëri nga liderët e koalicionit të partive opozitare shqiptare, u zgjodh Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë kështu shqiptari i dytë, pas Talat Xhaferit, që udhëheqë me këtë institucion.

“Zgjedhja e Afrim Gashit për kryeparlamentar, tregon për një Pazar të jashtëzakonshëm për VLEN, sepse më lehtë është që këtë post të ia marrish LSDM-së sesa VMRO-DPMNE-së duke patur parasysh edhe fuqinë politike në numra që ka partia e Mickosk-it”, konsideron Iseni.

Por, zgjedhja e Gashit, sipas tij, nuk është meritë ekskluzive e “VLEN”-it.

“Por ky ‘deal’ për këtë post, ka pak meritë edhe Ali Ahmeti, sepse në të kaluarën vendosi një standard të ri politik që njëri nga 3 postet kyçe në shtet të iu takojë shqiptarëve”, potencon.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut, sa i përket kampit shqiptar, fitues me mbi 30 mijë vota doli “Fronti Evropian”, i cili numëron 18 deputetë, apo 4 më shumë seç fitoi koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN”, të cilët morën 14 ulëse në kuvend.

Ndërsa, te kampi maqedonas, fitues absolut është partia nacionaliste VMRO-DPMNE, e cila siguroi plotë 58 ulëse në parlamentin e Maqedonisë së Veriut nga 120 sa i ka gjithsejtë, derisa LSDM-ja, partia që deri më tani kishte pushtetin mori vetëm 18 deputetë – rezultatin më të dobët në histori të saj.

Ulëse në kuvendin maqedonas kanë fituar edhe dy parti të tjera maqedonase. Nga 5 sosh i kanë marrë e majta ekstrem “Levica”, dhe Lëvizja “ZNAM”.

Përkundër se në kampin fitues është “Fronti Evropian”, VMRO-DPMNE-ja, si fituese në taborin maqedonas është duke e anashkaluar parimin e fituesit me fituesin (te shqiptarët dhe maqedonasit), duke bërë kështu koalicion me “VLEN”-in.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit