Kryetari i ri i Kuvendit: Duhet ta përmirësojmë kulturën politike, jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha partitë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2024, 18:05

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha partitë politike në vend.

Në një prononcim ka theksuar se është e rëndësishme të përmirësohet kultura politike në vend.

Ai ka shprehur vullnetin e tij për të krijuar raporte të mira me eksponentë të të gjitha partive politike, duke përfshirë edhe BDI-në.

Si kryetar i Kuvendit, Gashi ka potencuar detyrën e tij për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha partitë, duke u përpjekur që Kuvendi të ndihet si i veti për secilin prej tyre, pavarësisht nëse janë në opozitë.

Gashi ka shprehur dëshirën për të kultivuar frymën e bashkëpunimit ndërpartiak për të krijuar një atmosferë më të mirë politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Duhet ta përmirësojmë kulturën politike në vend. Jam munduar që të kem raporte shumë pozitive me eksponentë të të gjitha partive politike edhe me të BDI-së, tash si kryetar Kuvendi e kam edhe obligim por mbi të gjitha e kam vullnet që të bashkëpunoj shumë ngushtë me ta, do të jem shumë i hapur. Kuvendin dua t’ua ofroj atyre që ta ndjejnë si të vetin dhe secila parti ta ndjejë ashtu pavarësisht se do të jenë pjesë e opozitës, është detyrë e imja që si kryetar i Kuvendit që të gjithë deputetët ta ndjejnë parlamentin të barabartë. Do të kisha dashur bashkëpunim shumë të mirë me ta dhe dora ime është e shtrirë për bashkëpunim.

Ne mund të kemi dallime ideologjike, partiake e kështu me radhë por mbi të gjitha jemi shqiptarë, kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe gjithmonë kur kemi pasur qëllime të përbashkëta si çështja e integrimit të vendit në NATO, avancimi i gjuhës shqipe, gjithmonë kemi qenë të gjitha partitë politike shqiptare bashkë prandaj mendoj se dua ta kultivoj këtë frymë, dua ta ngrisë këtë në një nivel edhe më të lartë për shkak se mendoj që është në shëndetin e mirë politik brenda shqiptare që ne të krijojmë raporte të mira mes vete”, u shpreh ai.

Mbajtja e këtij posti për Gashin është një privilegj, por mbi të gjitha një përgjegjësi e madhe.

Derisa Maqedonia e Veriut njihet si një shtet multietnik, i përbërë nga disa komunitete, sipas Gashit kjo e bën demokracinë e vendit të ndjeshme dhe të nevojshme për kujdes të veçantë.

“Të qenit e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut është privilegj por mbi të gjitha është përgjegjësi shumë e madhe. E dini që është një shtet multietnik i përbërë prej disa komuniteteve… është një demokraci pak më fragjile dhe duhet të ndërtohet me shumë kujdes. Që atëherë nuk ka pasur kryetar të parlamentit shqiptar prej fillimit të demokracisë… unë e kam marrë me përkushtim dhe devotshmëri këtë punë. Uroj që t’ia dalim mbarë dhe suksesshëm në interes të të gjithë qytetarëve, shqiptarëve, shtetit e rajonit”, shtoi ai.

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, thotë se synimi i tij është të paraqesë një përkushtim të plotë ndaj Kushtetutës, ligjit dhe rregullores së vendit.

Ai thotë se sfida e tij personale është të ndryshojë perceptimin e qytetarëve rreth funksionimit të parlamentit.

“Duhet të punojmë në bazë të Kushtetutës, ligjit dhe rregullores të Maqedonisë së Veriut, ashtu siç e parasheh Kushtetuta, duhet të punojmë ndershëm dhe me legalitet, nga aspekti politik unë dua Kuvendin e Maqedonisë ta ngre në një nivel shumë më të lartë të performancës nga të gjitha dimensionet qoftë nga aspekti ligjvënës, qoftë nga aspekti i mbikëqyrjes së parlamentit mbi qeverinë por edhe hapjes së këtij institucioni ndaj qytetarëve, organizatave joqeveritare dhe ta shndërrojmë parlamentin në një agorë të demokracisë… sfida ime do të ishte që ta ngremë në këtë nivel performancen e kuvendit. Dua ta ruaj dinjitetin e secilit deputet të secilës parti politike, duhet ta përmirësojmë perceptimin se deputetët vijnë ulen në karrige dhe marrin paga pa bërë punë”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit