Afro pesë vite Liqeni i Dibrës është pa koncesioner. Kjo situatë dukshëm ka rritur numrin e peshkatarëve jo legal të cilët nga viti në vit duke përdorur mënyra të ndryshme për peshkim kanë ulur fondin e peshkut në liqenin e Dibrës.
Edhe pse deri tani disa herë është shpallur tenderi për dhënien e koncesionit, ajo nuk ka ndodhur. Para katër viteve Qeveria solli një vendim me të cilin Liqenit të Dibrës duhet t’i ndahet koncesioner vetëm për peshkim sportiv dhe rekreim dhe jo për peshkim ekonomik.
Vendimi u mirëprit nga dibranët meqë viteve të kaluara koncesioneri i mëparshëm i shkaktoi dëme të mëdha fondit të peshkut sepse gjuante pa kritere. Por, vendimi i qeverisë u soll dhe deri tani nuk është aprovuar duke mos nda Ministria e Bujqësisë lejen për koncesioner të ri. Pikërisht në një situatë të këtillë lulëzon peshkimi jo legal në këtë Liqe të bukur i cili edhe pse është artificial stimulon turizmin nëpërmjet peshkimit sportiv.
Kohëve të fundit numri i hajnave është në rritje. Ata duke shfrytëzuar sistemin e nicave në shumë pjesë të liqenit bëjnë peshkim jo legal. Rasti i fundit ishte këto ditë kur organet policore pas një bashkëpunimi me peshkatar sportiv zbuluan dhe kapën mbi 450 metro nica për gjuajtjen e peshkut. Bëhet fjalë sipas përfaqësuesve të shoqatës së peshkatarëve sportiv, për tentim për gjuajtje jo legale në pjesën e ujërave të Liqenit që janë në territorin të komunës rurale Qendër Zhupë.
Për gazetën KOHA kryetari i shoqatës së peshkatarëve sportiv “Trofta”, Beli Haliti thotë se organet kompetente kanë reaguar shumë shpejt dhe aktiviteti policor ka qenë i suksesshëm kundër hajnave të cilët në mënyrë jo legale kanë tentuar të peshkojnë .
“Mund të them se ka shumë raste të këtilla. Dëmtohet keq fondi i peshkut në Liqenin e Dibrës.
Nëse jepet koncesioni nga ana e Ministrisë, shoqatës të peshkatarëve sportiv ‘Trofta’, atëherë ju siguroj se nuk do të munden hajnat të gjuajnë peshk në mënyrë jo legale. Prandaj presim që me formimin e Qeveris së re definitivisht Ministria të ndaj koncesionin për shoqatën ‘Trofta’. Anëtarët tonë por edhe mbar dibranët meritojnë ta menaxhojnë liqenin e vet. Ne do të interesohemi maksimalisht jo vetëm për mirëmbajtjen e liqenit, peshkimit sportiv, duke dhënë leje speciale vetëm për këtë mënyrë të peshkimit por edhe për shumimin e peshkut i cili është paraparë me programet e ministrisë”, deklaroi njeriu i parë i shoqatës “Trofta”, në Dibër.
Në takimet që mban udhëheqësia e shoqatës gjithmonë apelon tek dibranët të gjuajnë peshk vetëm në mënyrë sportive. Prandaj shoqata në fjalë ka edhe një përkrahje të fuqishme nga pushteti vendor dhe mbar popullata në Dibër, thotë Haliti.
Në aktivitete e deritashme të institucioneve kompetente shumë herë janë zbuluar aktivitete jo legale për gjuajtje të e peshkut. Kompetentët kanë informuar se ka patur hajna nga Struga, Ohri, Shkupi, Gostivari por edhe të komunave të rajonit. Të theksojmë se shoqatës “Trofta” me anëtarët e saj edhe pse akoma nuk e kanë koncesionin, ndjek situatën e peshkimit në liqe. Në këtë shoqatë thonë se Ministria e Bujqësisë gjatë vitit të kaluar kanë realizuar shumimin me peshk ashtu siç ka bërë edhe viteve të tjera. Anëtarët të shoqatës “Trofta” potencojnë se një vëmendje të veçantë i kushtojnë edhe mbrojtjes të Liqenit nga ndotjet e ndryshme të cilët poashtu shkaktojnë dëme në florën dhe faunën. Shoqata, komuna dhe dibranët në përgjithësi janë të mendimit se Ministria duhet sa më shpejt të ndaj koncesionin për Liqenin e Dibrës shoqatës “Trofta”, me çka dukshëm do të përmirësohet edhe parandalimi i peshkimit jo legal.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Denisi nga Durrësi
I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
Djali nga Tirana
I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
Petrit Alijaj
I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
I riu shkodran
Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Jurgen Çela
I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
Asgan Mërnica
I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
Erdgys Arrazi
Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
Djali dhunues
I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
Eduart Danaj
I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
Vlonjati
I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
Babai dhunues
Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
Adoleshentët
Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.