Entela Çuberi, bashkëshortja e Arben Meskutit, mashtruesit të mikrokredive që u arrestua pak ditë më parë, ka nisur lëvizjet për mbledhjen, fshehjen dhe largimin e parave që janë produkt i skemës mashtruese në mbledhjen të mikrokredive.
Çuberi, me profesion notere dhe e përfshirë në skemën e mashtrimit dhe përmbarimit (vjedhjes) së pasurive, ka tentuar të tërheqë nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT) 1 milionë euro nga frika e sekustrimit.
Mediat raportojnë se Çuberi po ndihmohet për të tërhequr dhe larguar paratë nga njerëzit e besuar të drejtorit turko-pakistanez të BKT, Seyhan Pencabligil.
Çubedi noterizonte grabitjet e pasurive të qytetarëve, ajo vepronte brenda zyrave të MCA-Final, por mashtronte sikur vepronte në Kavajë, në një ambient që rezulton pastiçeri.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga aktet e administruara rezulton se Micro Credit Albania ADCA, SHP Zig, FS, FLASH kanë marrë nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.
Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga MCA, dyshohet se është përdorur vjedhja. Duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA.