“Ky është plani i Aleksandër Vuçiqit për veriun e Kosovës”, avokati serb komenton alarmin e Kurtit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.05.2024, 14:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar faktin se si Serbia po intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Bazuar në këtë, i pari i qeverisë së Kosovës paralajmëroi se ka rrezik të vërtetë për një luftë të re në rajon.

E për këtë çështje avokati serb, Cedomir Stojkovq.

Fillimisht, ai u shpreh se Serbia me shtetet e lartpërmendura ka nivel më të lartë bashkëpunimi se anëtarët e BE-së mes vete.

Krahas kësaj, ai kritikoi edhe qeverinë e re të Serbisë, e cila përmban agjentë të Rusisë dhe persona të sankisonuar nga SHBA-ja.

“Afrimi i Serbisë me Rusinë dhe Kinën është absolutisht i dukshëm dhe kryeministri Kurti ka të drejtë. Presidenti kinez vizitoi Serbinë së fundmi dhe nënshkroi marrëveshjen me Aleksandar Vuçiqin për ngritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve nga niveli i një partneriteti strategjik në nivelin e një të ardhmeje të përbashkët. Niveli i së ardhmes së përbashkët është një nivel bashkëpunimi më i lartë se ai që kanë anëtarët e BE-së mes tyre dhe me BE-në.

Po ashtu, në qeverinë e re serbe janë dy anëtarë që janë sanksionuar nga SHBA-ja si agjentë të Vladimir Putinit, pikërisht Nenad Popoviq dhe Aleksandar Vulin. Në të njëjtën kohë, 4 anëtarë të tjerë të qeverisë u identifikuan në listën TIPARS të Grupit të Tetorit si agjentë të drejtpërdrejtë të Vladimir Putinit, ndërsa 10 anëtarë të tjerë të qeverisë u deklaruan rusofilë. Ata njerëz duan të ndjekin interesat ruse, jo interesat e Serbisë apo të rajonit”, deklaroi ai.

Po ashtu, Stojkoviq foli edhe për rezolutën për gjenocid të Srebrenicës, ku tregoi edhe planin e Vuçiqit për Asociacionin për veriun e Kosovës.

“Dje, pasi u miratua rezoluta e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, Milorad Dodik shpalli shkëputjen dhe ndarjen e Republikës Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina. Ky është edhe plani i Aleksandër Vuçiqit për veriun e Kosovës përmes Bashkësisë së Komunave Serbe, që në një moment të deklarojë se Prishtina kërcënon të drejtat e serbëve, siç deklaroi Dodik në Bosnje, dhe pastaj ta ndajë komunitetin e komunave serbe nga Kosova.

Duke pasur parasysh se përbërja e qeverisë aktuale të Serbisë duket më shumë si një kabinet lufte, dhe sigurisht nuk duket si një qeveri që dëshiron ta afrojë Serbinë me Bashkimin Evropian, mund të jemi të sigurt se plani për të krijuar një konflikt ekziston”, theksoi ai.

Ndër të tjera, avokati kërkoi reagim nga ndërkombëtarët, ku edhe kërkoi anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Pasi nëse e mban Kosovën jashtë KiE-së, atëherë fton liderët agresivë për ta pushtuar atë.

“Perëndimi duhet t’i shoh këto fakte dhe t’i sigurojë mbrojtje rajonit. Kjo nënkupton pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, që në këtë mënyrë do ta mbrojnë sovranitetin e saj, dhe në anën tjetër do të thotë mbështetje për integritetin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Ndërsa Perëndimi është konsistent me Bosnjën dhe Hercegovinën, Perëndimi nuk është konsistent me Kosovën, e cila ende nuk është pranuar në Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës është krijuar si një institucion për ruajtjen e paqes dhe për këtë arsye Perëndimi, për të parandaluar konfliktet në Ballkan, duhet ta futë Kosovën në Këshillin e Evropës dhe jo ta mbajë jashtë. Mbajtja e Kosovës jashtë Këshillit të Evropës është një ftesë për liderët agresivë për ta pushtuar atë. Aleksander Vuçiq është një lider agresiv”, përfundoi Cedomir Stojkoviq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit