Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski tha se vendi padrejtësisht ka paguar çmim të lartë në pritje për anëtarësim në BE-së por se nuk heq dorë nga ëndrra për të qenë pjesë e unionit. Ai shtoi se është i vetëdijshëm edhe për dobësinë e institucioneve dhe praninë e korrupsionit por se pritja ka goditur dinjitetin e qytetarëve. Këtë mesazh Mickoski e dërgoi në shënimin e ditës së Shën Kirilit dhe Metodit në Strugë.
“Është interesante se si një betim i Presidentit të Republikës mundet ta kthejë vëmendjen e të gjithë opinionit grek dhe evropian kurse pritja jonë joparimore në ulësen e pritjes të BE-së më shumë se dy dekada e gjysmë pasi kemi paguar çmime të larta për të hyrë brenda, assesi nuk komentohet dhe as nuk i intereson askujt. Nga pritja e vazhdueshme humbet dinjiteti ynë, goditet vetëbesimi ynë dhe vetpërcaktimi kolektiv. Nëse flas, kjo nuk do të thotë se heq dorë nga ajo ëndërr sepse edhe Maqedonia është Evropë dhe e merr të drejtën për anëtarësim në Union”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Mickoski, si mandatar i ardhshëm, nga Struga dërgoi mesazhin e nevojës për unitet, tejkalim të ndasive dhe urrejtjes si dhe për përgjegjësi nga të zgjedhurit dhe të emëruarit në qeverinë e ardhshme.
“Nuk planifikoj ta mbaj rreth meje potencialin e njerëzve sepse nëse do ta bëja këtë do të isha egoist. Potenciali duhet të shpërndahet nëpër institucione të cilat gjatë kohë kanë qenë në gjumë dhe të shkatërruara, kurse të aftit të fitojnë një mundësi të vërtetë. E dini që e keni mbështetjen time, por do ta keni edhe ashpërsinë time absolute dhe pa pardon nëse cilido nga ju futet në lojëra korrupsioni ose të fshehta. Në këtë ditë të shenjtë, nuk do të hy në matematika për numrin e ministrive por vetëm do të them se qeveria e re do të promovojë dhe përfaqësojë unitet të potencialit kreativ dhe progresiv”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.
E ndërkohë që kreu i OBRM-PDUKM-së, Mickoski, nuk flet për ndarje resoresh me partnerin e ardhshëm të koalicionit, VLEN konfirmon disa nga resorët që do të marrë në bazë të një marrëveshje parimore, e cila, siç thonë, edhe mund të pësojë ndryshime për aq kohë sa nuk është zyrtarizuar.
Kreu i Alternativës Afrim Gashi tha se koalicioni ka kërkuar mes tjerash edhe postin e kryetarit të Kuvendit por nuk konfirmoi dhe as nuk e hodhi poshtë mundësinë që ai të jetë të krye të ligjvënësit të ardhshëm.
“Për ne ka qenë e rëndësishme që shqiptarët ta vazhdojnë ta ushtrojnë njërin nga tre funksionet në vend dhe natyrisht se për shkak se kryeministri dhe kryetari i shteti dihet kush do të jetë, ne kemi kërkuar që kryetari i parlamentit tu takojë shqiptarëve. Ende marrëveshja nuk është definitive, ne parimisht jemi marrë vesh për disa pozita, është korrekte që të presim këto marrëveshje që i kemi dakorduar me OBRM-PDUKM-në të kalojnë në organet tona partiake…”, u shpreh Afrim Gashi, kryetar i Alternativës, VLEN.
Deri në ditën kur të konstituohet Kuvendi, Gashi tha se marrëveshje mes palëve do të jetë konkrete. Mes tjerash, ai tha se negociatat e deritanishme parashohin edhe pozitën e zv/kryeministrit të parë, gjashtë ministra dhe shtatë zv/ministra, që eventualisht do t’i takonin VLEN-it.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Denisi nga Durrësi
I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
Djali nga Tirana
I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
Petrit Alijaj
I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
I riu shkodran
Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Jurgen Çela
I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
Asgan Mërnica
I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
Erdgys Arrazi
Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
Djali dhunues
I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
Eduart Danaj
I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
Vlonjati
I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
Babai dhunues
Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
Adoleshentët
Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.