Vetaksident te Ura e Drinit të Bardhë, vetura bie në lumë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.05.2024, 17:32

Një vetaksident trafiku ka ndodhur të premten tek ura e Drinit të Bardhë, ku një veturë ka rënë në lumë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në veturë kanë qenë tre persona, të cilët nuk kanë pësuar lëndime serioze dhe se të njëjtit janë dërguar në spitalin e Pejës.

“Rreth orës 14:50, Policia ka marrë informatën për një vetaksident tek ura e Drinit të Bardhë, ku një veturë ka rënë në lumë, në fshatin Dubovë. Në veturë kanë qenë tre persona, të cilët me ndihmën e qytetarëve janë larguar nga vetura dhe nuk kanë pësua lëndime serioze. Të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin e Pejës”, tha Gashi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit