“Te Iliria në Durrës plazhi publik po zhduket dita-ditës: Lokalet shtojnë çadrat, neve problemet”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.05.2024, 14:02

Nga viti në vit, plazhi publik në Shqipëri bëhet inekzistent pasi hapësirat për qytetarët zvogëlohen gjithmonë e më shumë.

Zaptimi i plazhit publik nga oligarkët dhe të fortët që kanë lidhje e njohje me pushtetin, po sjell shumë probleme te qytetarët që kanë dëshirë të shfrytëzojnë plazhin publik.

Një qytetare e Durrësit thotë se te Iliria në lagjen 13, plazhi publik po zhduket dita-ditës nga pronarët e bareve dhe restoranteve aty pranë.

Sipas saj, pronari i një lokali në këtë zonë, që punon në Bashkinë e Durrësit, ka zaptuar edhe plazhin publik dhe nga viti në vit shton numrin e çadrave dhe shezllongjeve. Ajo thotë se para tre vitesh, para lokalit të tij ka qenë tabela që tregonte se ishte plazh publik, por vitet e fundit tabela është zhdukur fare ashtu sikurse plazhi publik për banorët e zonës, pasi janë shtuar dy rreshta me çadra.

Qytetarja thotë se gjatë verës biznesi në fjalë vendos edhe lodra për pushuesit duke bllokuar edhe më tepër pedonalen dhe reduktuar plazhin publik për qytetarët. Ky reduktim i plazhit ka sjellë probleme për banorët e zonës sepse tani nuk kanë vend ku të pushojnë ashtu siç duhet.

Banorët janë në hall pasi e dinë që përballë një të punësuari në bashki, ankesat bien në vesh të shurdhër.

Denoncimi i qytetares:

Mirmengjes, po ju shkruaj per nje problem qe na ka dale ne plazhin e Durresit. Problem qe sme duket se ka zgjidhje, por gjithsesi po e provoj. Kemi shtepine prane bar Hemingway, tek Iliria ne Durres. Ketu tri vite me pare ka qene nje plazh publik i cili kishte keto dimensione dhe nje tabele e cila shkruante "Plazh Publik". Para dy vitesh tabela u zhduk dhe u shtuan dy rreshta shezllonash nga bar Hemingway pas asnje pike turpi apo sqarimi. Ne jemi shume njerez qe kemi shtepite ketu dhe filluan ehde problemet mes nesh se rrinim si sardelet.

Problemi me pronarin e ketij bari eshte se ky zoteri punon ne bashkine e Durresit dhe e dijne te gjithe qe lodhesh kot te ngresh zerin apo te flasesh se bie ne vesh te shurdher. Vjet qe u be edhe pedonalja, mire qe ishte ngushtuar serish me nje rresht tjeter shezllonash, po na u shtua edhe nje goxha kamion me lodra i cili hengri vend nga cadrat tona. Erdhi policia bashkiake nja dy here bene si te forte me ate qe e kishte dhe u mbyll me aq. Kur them lodra e kam per ato kamionet qe hapen anash dhe gjuajne me cifte e pistoleta dhe fitojne pellusha Dhe ne krah vendosin motorra me xhetona E tavolina kalcetoje

Kete vit ishin shtuar serish shezllona dhe mes ne, banoreve ka plasur sherri sepse hapsira gjoja publike eshte reduktuar ne kaq. Ku te denoncojme ne? Dhe si ta zgjidhim e denoncojme kete zoteri qe ka dyfishuar biznesin e vet dhe nuk i hyn gjemb ne kembe?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit