Inspektorati Shëndetësor: Punonjësit me kontratë pune në toksikologji u pranuan vetëm me nënshkrimin e Iljazit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2024, 16:39

Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar kanë vizituar sërish sot Klinikën e Toksikologjisë. Është kontrolluar se mbi çfarë baze u janë vazhduar kontratat e punës 18 punonjësve.

Nga inspektorati thonë se kontratat janë pranuar vetëm me një nënshkrim nga drejtori organizativ, që është në kundërshtim me ligjin për kujdesin shëndetësor. Punësimet pasojnë pasi një javë më parë, me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, drejtori mjekësor i klinikës, Danil Petrovski, ishte shkarkuar nga detyra.

“Në ligjin e shëndetësisë thuhet me vendosmëri se kontratat e punës duhet të nënshkruhen nga të dy drejtorët, si dhe për vendimet e largimit nga puna, prokurimi publik…. Në këtë rast bëhet fjalë për kontrata pune të nënshkruara vetëm nga drejtori organizativ. . “, thotë Renata Maldenovska nga Inspektorati Shëndetësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit