Mospajtimi i opozitës – PDK kërkon shpërndarjen e Kuvendit, LDK dhe AAK dorëheqjen e Kurtit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.05.2024, 15:21

Ani pse Partia Demokratike e Kosovës po kërkon që deri më 30 maj, Kuvendi të shpërndahet, nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkesë tjetër, atë të dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti.

Ditën e sotme, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, në konferencë për media, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se vendi duhet që sa më shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme, derisa përmendi si data 30 qershorin, si dhe 7 korrikun.

Por, se nuk ka dakordim me partitë e tjera opozitare, e tha deputeti Tahiri, por që sipas tij kjo qeveri nuk mund të rri në pushtet edhe për tetë muaj të tjerë, pasi është e dobët dhe denigruese.

“Si Grup Parlamentar jemi në komunikim intensiv me te gjitha palët që Kosova të shkojë në zgjedhje, qoftë më 20 qershor ose me 7 korrik. Të vetëm se kemi fuqinë në Kuvendin e Kosovës. E kemi potencuar të gjitha dëmet që po i vuajnë qytetarët e këtij vendi, për shkak të kësaj qeverisje të dobët e degraduese. Është mirë qe së bashku ta finalizojmë me seancë në javën tjetër qe t’i kapim datat 30 qershor ose 7 korrik. Nuk ka kuptim qe tetori të jetë muaj që vendi të shkoj në zgjedhje. Fillimi i kësaj vere është koha, e në të kundërtën do ia zgjasim edhe 8 muaj qe vendi ynë të ketë një qeverisje kaq të dobët. Edhe dështimi në Këshillin e Evropës është arsye shtesë, as se kemi ekonominë, as arsimin andaj iu bëj thirrje grupeve opozitarë qe më 30 qershor t’i drejtohemi kutive të votimit”, tha ai.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, në deklarimin e tyre të fundit kanë potencuar se nuk i bëjnë favor Kurtit me shpërndarje të Kuvendit.

Sipas tyre, kryeministri Kurti duhet fillimisht të japë dorëheqje.

Deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami tha ditën e djeshme se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Ne absolutisht që jemi të gatshëm për zgjedhje të reja, po besoj që asnjë parti politike nuk është më e gatshme se Lidhja Demokratike e Kosovës. Për shkak se ka 6 muaj tashmë që ne kemi mbajtur konventën dhe kemi lansuar programin “Rruga e Re”, për secilin sektor e dimë saktë se çfarë do të bëjmë javën e parë, muajin e parë, vitin e parë dhe vitin e fundit…Mirëpo, ajo se çfarë ne po kërkojmë është që zotëri Kurti të dorëzohet dhe të tregojë se ka dështuar në secilën fushë dhe ne kështu të shkojmë në zgjedhje. Nuk dëshirojmë që ne në fakt t’i bëjmë favorin që ai kinse të shkojë në zgjedhje për faktin se po e kërkon opozita. Ne po kërkojmë zgjedhje, mirëpo zgjedhjet janë si rezultat i dorëzimit faktik të cilin tashmë Kurti e ka bërë. Ne jemi shumë të bindur se do të korrim fitore dhe do të jemi partia e parë”.

Edhe nga AAK kanë po kërkesë të njëjtë, dorëheqjen e Kurtit.

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të kësaj partie, tha sot para mediave se nuk do të mbështesin kërkesën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

“Shpërndarja e Kuvendit në këtë fazë nënkupton një dalje, një ‘exit’ për Qeverinë Kurti. Në një farë forme për dështimet e Qeverisë fajin e merr Kuvendi. Qeveria duhet të shkarkohet vet sepse një qeveri e dëmshme duhet të deklarohet vet për dorëheqje”, deklaroi Tahiri në konferencën pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

E se s’ka kërkesë zyrtare për shpërndarje të Kuvendit, e tha sot shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila tha se me vetëm një parti një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, por që nëse do të ketë unitet të partive opozitare, edhe ata vetë do ta mbështesin një nismë të tillë.

“Jemi deklaruar si pozitë që në rast se ka unitet në grupet paralmentare të opozitës për shpërndarje ne e mbështesim. E kemi thënë që skemi frikë nga shkuarja në zgjedhje, por smund ta bëjmë këtë vetëm me njërin grup parlamentar, duhet të ketë unitet. Konsiderojmë që kjo qeveri i ka plotësuar kushtet për një mandat të plotë. Nuk ka kuptim të mbështet vetëm një grup opozitar”, tha Kusari-Lila.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit