Turisti polak nxirret pa shenja jete nga Liqeni Artificial, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.05.2024, 17:13

Një turist polak është nxjerrë pa shenja jete nga Liqeni Artificial në Tiranë mesditën e sotme.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se turisti ka qëndruar në ujë për më shumë se 4 minuta dhe falë ndërhyrjes së familjarëve dhe disa të rinjve është nxjerrë në breg.

Për më shumë se 10 minuta ata i kanë dhënë ndihmën e parë deri sa ka mbërritur në ambulanca.

Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas një komunikimi me Policinë, tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mesazhi i qytetarit:

Hyri nje turist polak tek liqeni dhe mbeti aty, ka ndejt 4 min nen uje derisa e gjeten familjaret e tyre dhe cunat tane, 10 min i kan dhen ndihmen e shpejt ne breg me pas erdhi ambulanca e mori, pa shenja jete. Thjesht u drodh njeher gjat ndihmes se shpejt dhe kaloi perseri pa ndjenja

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit