Aldo Avdyli dyshohet se është personi kyç në zhdukjen e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Policia është në kërkim të tij, si person i dalë në përgjimet e SKY, sipas hetimeve nga SPAK.
Gjithashtu, Aldo Avdyli dyshohet se ka siguruar kushtet për një atentat ndaj Durim Bamit, i cili gjithashtu është shpallur në kërkim.
Historitë kriminale në këtë dosje janë të ndërlikuara, ndërkohë që SPAK ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, por policia ka publikuar disa nga aksionet për arrestimin e këtyre personave me precedentë penalë.
Kujtojmë se Ervis Martinaj ka më shumë se një vit e gjysmë që është zhdukur, ndërkohë që policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për fatin e tij.
Ndërkaq, edhe Fatmir Troplini, mik i Aldo Avdylit, është shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes së Preng Gjinit. Sulmi me tritol mësohet të jetë kryer për llogari të fisit Reçi në Rrëshen.