Escobar: Kjo na pamundësoi angazhimin për euro-integrimin e Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2024, 17:51

I dërguari i deritashëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të enjten se mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës. Gjatë një interviste me Ilva Taren në Këshillin Atlantik, zoti Escobar tha se “do të duhej të këmbëngulej më shumë në themelimin e Asociacionit sesa në përpjekjet për t’i përafruar palët”, duke hedhur kritika ndaj Kosovës dhe Serbisë për mungesë të vullnetit politik.

“Asociacioni është absolutisht thelbësor që të interpretohet dhe zbatohet nga Kosova, është çështja më e vështirë. Duke qenë i tillë, ishte e rëndësishme që Kosova të jepte shenja të gatishmërisë për të trajtuar problemet e komunitetit pakicë serb brenda kufijve të saj. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ka qenë shumë e vështirë”, tha zoti Escobar.

Ai theksoi se rruga e integrimit evropian të Kosovës është e lidhur ngushtë me përmbylljen e çështjes së Asociacionit.

“Në këndvështrimin amerikan, duke qenë se rruga e integrimit evropian të Kosovës përfshin pjesë të rëndësishme të këtij Asociacioni në secilin hap, ne besojmë se duke pranuar propozimin evropian, nëpërmjet një procesi evropian që është dialogu, në një marrëveshje të garantuar nga BE-ja, do t’i jepte palës amerikane një mundësi që të lobonte në vendet evropiane duke u thënë se Kosova ka plotësuar çdo kërkesë të Evropës dhe se rrjedhimisht njohjet e reja duhet të ndodhin. Por pa këtë hap ne nuk kishim material të mjaftueshëm për të punuar”, tha ai.

Mungesa e hapave drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e la Kosovën jashtë agjendës së Këshillit të Ministrave, ndonëse në muajin prill ajo mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm.

Por, vendet kryesore evropiane kushtëzuan votimin me hedhjen e hapave të parë drejt themelimit të Asociacionit, sipas një projekt statuti që në tetor të vitit të kaluar, diplomatët evropianë dhe amerikanë u dorëzuan Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës i dërgoi të mërkurën një letër Këshillit të Evropës me zotimin për të hartuar një projekt statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për ta dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj, ndonëse që më parë udhëheqësit kryesorë evropianë e kishin bërë të qartë se një mundësi e tillë nuk është “as e përshtatshme dhe as e zbatueshme”.

Një qëndrim të tillë, kishin shprehur në një letër të datës 15 maj, dërguar kryeministrit Kurti, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni.

Në përgjigjen e udhëheqësve evropianë, të cilën e ka parë Zëri i Amerikës, thuhet se masat e propozuara nuk trajtojnë nevojën urgjente për hapa vendimtarë drejt krijimit të Asociacionit dhe rrezikojnë të dëmtojnë më tej dialogun e lehtësuar nga BE-ja.s

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit