Osmani: Kosovës po i kërkohet asociacioni, por Serbisë nuk po i kërkohet vota për KiE

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2024, 11:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot në Samitin e Kopenhagës për Demokraci lidhur me marrëveshjen për Normalizim në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për ngecjen në zbatimin e saj.

Osmani ka thënë se Kosova ka kërkuar nga Brukseli zyrtar që kërkesa e tyre drejt palëve të jetë për implementim paralel të obligimeve që dalin nga marrëveshje. E para e shtetit ka thënë se obligimi kryesor për Kosovën nga marrëveshja është krijimi i Asociacionit, megjithatë thotë se Serbia në anën tjetër duhet të ushtrojë njohjen de-facto në të njëjtën kohë.

“Ne kemi kërkuar nga BE-ja që të kërkojë nga të dy palët të implementojnë në mënyrë paralele. Ne nuk jemi duke ikur nga obligimet që dalin nga ajo marrëveshje për Kosovën, por Serbia duhet të implementojë në të njëjtën kohë.

Të jem më konkrete këtu. Obligimi kryesor për Kosovën nga ajo marrëveshje lidhet me të drejtat për komunitetet, më specifikisht për të krijuar një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, por kjo është me kushtin që Serbia ushtron njohjen de-facto në mënyrë paralele, në të njëjtën kohë”, ka thënë presidentja Osmani.

Presidentja kosovare ka thënë se Serbia po e bën të kundërtën duke thënë se s’do ta njohë kurrë Kosovën, de-facto apo de-jure, dhe se s’do të lejojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Siç është thënë nga Macron, Scholz dhe të gjithë liderët e BE-së. Por Serbia bën pikërisht të kundërtën dhe thotë që kurrë s’do ta njohim Kosovën de-jure apo de-facto, s’do ta lejojmë Kosovën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, pyetja është se ku janë masat mbrojtëse që do të kemi, në mënyrë të veçantë masat mbrojtëse të sigurisë që të mos e lejojmë këtë Asociacion të dalë plotësisht jashtë kontrollit. Të shikojmë problemet që Bosnja ka për shkak të Republika Srpskas”, ka thënë Osmani.

Ajo ka theksuae se mënyra e vetme se si e gjithë situata mund të funksionoj, është që e gjithë marrëveshja të implementohet dhe jo që t’i kërkohet vetëm Kosovës që të implementojë të gjitha obligimet dhe Serbia të lejohet të ecë përpara me çfarëdo që dëshiron. Kur e ka thënë këtë, Osmani ka përmendur edhe shembullin e aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe kushtëzimin që po i bëhet Kosovës me themelim të Asociacionit.

Osmani ka thënë se kur Kosova kërkon që të bëjë edhe Serbia implementimin paralel të marrëveshjes, pra që të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, këtë kërkesë të Kosovës ndaj Serbisë nuk e bën askush nga hisedarët në dialog dhe sipas presidentes së Kosovës derisa ka mungesë të balancit në dialog, një gjë e tillë po shkatërron edhe besueshmërinë e procesit.

“Mënyra e vetme se si kjo mund të funksionoj është që e gjithë marrëveshja implementohet, dhe jo vetëm të kërkohet nga Kosova që të implementojë të gjithat dhe të lejohet Serbia të ecin tutje me çfarëdo që ata duan. Për shembull në kemi aplikuar për Këshill të Evropës dhe kemi kaluar fazën e parë me sukses dhe tani po na thuhet që duhet ta implementoni Asociacionin, dhe mirë kur ne pyesim se a do ta bëjë Serbia implementimin në mënyrë paralel, pra që të votojë “pro” anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, epo askush nuk po ua kërkon atyre këtë. Mendoj se derisa ka mungesë të balancave, kjo po shkatërron besueshmërinë e dialogut. Nëse ka vetëm një palë që duhet të implementojë, cili është kuptimi i të pasurit një marrëveshje dhe dialogut.Pse duhet të ulemi me Serinë dhe të nënshkruajmë këto marrëveshjet”, ka thënë presidentja Osmani.

Ajo ka përmendur edhe ofertën e Kosovës për të nënshkruar marrëveshjen e dalë nga plani franko-gjerman dhe refuzimin e Serbisë, të deklaruar edhe publikisht dhe zyrtarisht nga kryeministrja serbe. Osmani thotë se edhe pse Bërnabiq e ka deklaruar një gjë të tillë publikisht në një forum ndërkombëtar, askush nga liderët e BE-së apo të vendeve anëtare nuk i kanë kërkuar llogari Serbisë.

Shefja e shtetit tutje ka thënë se Kosovës po i kërkohet që të ecë në mënyrë të një anshme me implementim pavarësisht se çfarë bën Serbia. Megjithatë thotë se Kosova do ta bënte një gjë të tillë nëse s’do të kishte rreziqe të sigurisë nga Asociacioni dhe nëse s’do të dihej historia e Republika Srpskas në Bosnje e Hercegovinë.

“Në ofruam nënshkrimin e planit franko-gjerman dhe Serbia asnjëherë s’deshi ta nënshkruaj, presidenti serb tha që kam dhimbje në dorë dhe kryeministrja serbe në sy të të gjithë liderëve ku isha edhe unë, tha që Serbia s’do ta implementojë këtë marrëveshje dhe dërguan një letër që konfirmon të njëjtën. Dhe asnjë lider i BE-së asnjë lider i vendeve anëtare në atë sallë nuk tha se çfarë nënkuptoni që s’do ta pranoni. Askush s’merret me ta, të gjithë vijnë tek ne dhe na thonë që s’ka rëndësi çfarë bën Serbia, ju duhet të implementoni në mënyrë të një anshme. Ne do ta bënim nëse s’do te kishte rreziqe të sigurisë nga ky asociacion, do të bënim nëse s’do ta dinim historinë e Republika Srpskas dhe si në fakt në vitin 1991 filloi si një Asociacion por përfundoi në Dodik Republikën që e dimë sot”, ka thënë Osmani në Forumin për Demokraci.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit