34 pllaka nga ‘Brunes’ të thyera, qytetarja: Askush s’mban përgjegjësi, kanë bërë 1700€

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.05.2024, 08:57

Një denoncim për kompaninë e arredimit 'Brunes' ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Një qytetare që jeton në Itali, thotë se te 'Brunes' ka blerë pllakat për shtrimin e shtëpisë, por 34 prej tyre i kanë mbërritur të thyera. Ajo thotë se vlera e këtyre pllakave është 50 euro copa dhe 34 që i kanë ardhur të thyera, kushtojnë 1700 euro.

Ajo ka kontaktuar menjëherë me kompaninë për këtë problem por i është thënë se do të rregullohet, dhe deri më tani asgjë s'ka ndodhur.

Madje qytetarja thotë se 'Brunes' e ka mashtruar duke i shtyrë afatin për kthimin e pllakave dhe 30 metra katror ia ka sjellë mangët. Edhe për pamjet që 'Brunes' i ka siguaruar, qytetarja ka dyshime pasi nuk ka si ta dijë se pllakat që po transportohen nga magazina janë të sajat apo jo.

Në këto rrethana ajo nuk e di se ku dhe si i janë thyer pllakat, në magazinë apo në kamion gjatë transportit për në shtëpi. Qytetarja thotë se është e turpshme kjo mënyrë mashtrimi dhe vjedhje pasi paratë janë të fituara me djersë.

Ndërkohë, kompania 'Brunes', në një reagim për JOQ ALBANIA ka treguar se pllakat e qytetares janë dëmtuar dhe thyer nga punëtorët privatë që ajo ka punësuar për kryerjen e punës.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje, Kam bler pllaka per shtepine te brunes 34 pllaka te thyera dhe asnje nuk e mere per siper. Cdo pllak kushton 50€ x 34 pllaka jan 1700€ dhe sinqerisht te vjen inat me lek djerse. Kam gjith dokumentacionet dhe mesazhet né whatsapp qe asnje nuk e mere per siper me mashtruan duke then kur te mbarosh punen na thuaj sa pllaka jan dhe do ti cojm ne . E ben apostafat qe te mbaronte afati i kthimit. Brunes vetem mashtrim turp dhe na ben publicitete gjithandej dhe nuk marrin pergjithsi per asgje se kujtojn se me parate blejn gjithcka turp i madh

Ju lutem publikoheni shqiptaret duhet ta marrin vesh para se te bin ne kurth kur te duash te coj gjithçka.

Prit kam edhe shum gjera tjera duke filluar qe me mashtruan duke then qe pllakat vin gjith bashk mos ti kishte pa daja ishin 30 metra katror mangut. I mora ne telefon than harruan duke me njoftuar Se nuk i nxente kamioni. Si verifikohen nga keto video qe jan pllakat e mia dhe ku verifikohet qe po i kontrollojn nje e nga nje Po ne trasport kush ma garanto qe nuk jan thyer E kan organizuar ato

Jetoj ne itali dhe asnjeher sme ska ndodhir dicka e tille E turpshme te vjedhin njerzit Dhe mos te mbajn pergjegjesi. Dhe shitsja nuk me ka shpjeguar asnje nga keto procedurat duke i then mir qe jetoj jashte me mashtroj qe gjithcka do rregullohet. Ti kam nisur bisedat e mesazheve né whatsapp qe kam pasur me ato. Asnje nuk merr pergjesi per demin qe kam patur

Reagimi nga Brunes:

Përshendetje! Duke ju falenderuar për sinjalizimin nga ana juaj, ju bëjmë me dije që klientja është sqaruar dhe tashmë është e qartë, që dëmtimi i pllakave ka ardhur si pasojë e punës së punëtorëve që klientja ka punësuar privatisht në objekt (dhe jo nga transporti). Këtë informacion mund ta konfirmoni edhe me klienten në fjalë. Ju falenderojmë për kontributin e rëndësishëm dhe sensibilizimin që jepni çdo ditë, në shoqërinë shqiptare. Me respekt, BRUNES SHPK

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit