Dy 20-vjeçarët aksidentohen në Tropojë, humb jetën njëri prej tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2024, 11:08

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Tropojë.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se gjatë orës 3 në komunën Margegaj, në periferi të Bajram Currit , ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy të rinj 20-vjeçarë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën 20-vjeçari Erimsjan Gjoçaj dhe është plagosur rëndë miku i tij Bjon Sokolaj, i cili është transportuar me urgjencë te spitali i Traumës.

Ka dyshime se shkak për aksidentin është bërë mungesa e sinjalistikës por edhe e ngadalësuesve të shpejtësisë pasi edhe më parë në të njëjtin vend kanë ndodhur aksidente tragjike.

I plagosuri

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit