OBRM-PDUKM dhe VLEN bisedojnë për formimin e Qeverisë së re

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2024, 11:34

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të përbëhet nga OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, por pjesë e saj mund të jenë edhe parti të tjera opozitare që kanë fituar mandate në zgjedhjet parlamentare, më 8 maj. Kështu kanë bërë të ditur drejtuesit e OBRM-PDUKM-së, që fituan zgjedhjet e dyfishta, parlamentare dhe ato presidenciale, me një diferencë të madhe kundrejt Lidhjes Social Demokrate (LSDM).

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ka thënë se pret që deri më 28 maj të bëhet konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe më pas ta marrë mandatin për formimin e qeverisë së re, por ai thotë se bisedimet do t’i nisë edhe para këtyre afateve.

“Shumë shpejt do t’i fillojmë negociatat me partitë opozitare për të formuar koalicionin dhe Qeverinë më të mirë për Maqedoninë tonë. Procesi do të jetë transparent. Kam biseduar me drejtuesit e koalicionit VLEN – Bilall Kasamin, kryetarin e Tetovës, dhe Arben Taravarin e Gostivarit. Presim që sa më parë t’i nisim bisedimet për programin e Qeverisë së re. Do të bisedojmë edhe me partitë tjera opozitare… Koha është që BDI-ja, së bashku me LSDM-në, të kalojnë në opozitë. Populli ia dha leksionin më të rëndësishëm Qeverisë [së deritashme] dhe e shpëtoi vendin e tij”, ka deklaruar Mickoski. Drejtuesit e koalicionit VLEN që mbrëmjen e 8 majit, kur dolën rezultatet e para jozyrtare, thanë se do të jenë pjesë e Qeverisë së re, së bashku me OBRM-PDUKM-në.

Një prej drejtuesve të tyre, Bilall Kasami që drejton lëvizja BESA, paralajmëron formimin e grupeve të punës për hartimin e programit të ri qeveritar.

“Ky koalicion do të jetë garantues i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe garantues i të drejtave të shqiptarëve, sepse zgjedhjet treguan se ne kemi marrë mandatin e shqiptarëve që të jemi përfaqësues të tyre dhe të sjellim vendime që janë në të mirë të tyre dhe të të gjithë qytetarëve të vendit, si dhe integrimit në BE. Bazuar në rrethanat dhe rezultatin zgjedhor, ne besojmë se shumë shpejt mund të marrim mandatin dhe të formojmë qeverinë e re”, ka deklaruar Kasami.

OBRM-PDUKM-ja, sipas të dhënave preliminare të KSHZ-së, në zgjedhjet e 8 majit ka fituar 58 mandate – dy më pak se gjysma e përbërjes së Parlamentit prej 120 ulëseve.

Koalicioni opozitar shqiptar, VLEN, ka fituar 13 mandate, partia E Majta- 6, aq sa edhe lëvizja ZNAM.

Këto parti, nëse arrijnë të merren vesh për të formuar qeverinë e re, atëherë do të kenë 83 deputetë apo mbi dy të tretat e deputetëve në Kuvend.

Lidhja Social-Demokrate që udhëhoqi vendin në shtatë vjetët e fundit së bashku me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) ka pranuar disfatën pasi në zgjedhje arriti të merrte 18 mandate, por BDI-ja që drejtohet nga Ali Ahmeti me 19 mandatet e fituara pretendon se është përfaqësuese legjitime e shqiptareve.

Kryeministri teknik në largim, Talat Xhaferi, që është nga BDI-ja nuk i ka komentuar qëndrimet e OBRM-PDUKM-së dhe të koalicionit VLEN.

“Çështja e mandatit të ardhshëm të qeverisë së ardhshme i takon procedurave, kalkulimit dhe bisedimeve ndërpartiake apo subjekteve që kanë fituar mandate në Kuvend”, ka thënë Xhaferi duke mos iu shmangur pyetjes lidhur me qëndrimin e OBRM-PDUKM-së se “BDI-ja do të kalon në opozitë”.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmjen e 8 majit i pyetur se çfarë do të ndërmarrë partia e tij nëse mbetet në opozitë, tha se “ shteti më shumë se kurrë ka nevojë për stabilitet, paqe…”, që në opinion u interpretua si kërcënim nga ana e tij, nëse OBRM-PDUKM-ja vendos që të mos e ftojë në bisedime për qeverinë e re, si fituese e zgjedhjeve te shqiptarët. Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, tha se nuk e përjashton mundësinë që të ketë edhe përpjekje për destabilizim.

“Presim gjithçka. Kemi informacione për gjithçka që flitet dhe planifikohet atje. Neve nuk na mbetet asgjë tjetër, por si qeveri e ardhshme në rast se ka protesta të dhunshme të sigurojmë institucionet dhe sistemi të funksionojë”, ka thënë Mickoski për televizionin maqedonas Kanal 5.

Drejtuesit e OBRM-PDUKM-së në vazhdimësi kanë përsëritur se nga viti 2017 më nuk ekziston parimi “fituesi me fituesin”, një rregull e pashkruar, që kishte të bënte me formimin e qeverive nga partitë fituese shqiptare dhe maqedonase, pavarësisht orientimeve të programeve të tyre.

Në zgjedhjet e vitit 2016, OBRM-PDUKM-ja kishte fituar zgjedhjet, por pas përplasjeve të shumta, me disa muaj vonesë, në vitin 2017 Qeveria u formua nga LSDM-ja si humbëse e zgjedhjeve te maqedonasit, falë mbështetjes që mori nga partitë shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit