Zgjedhja e presidentit të Maqedonisë së Veriut “në duar” edhe të shqiptarëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.05.2024, 21:02

Në Maqedoninë e Veriut më 8 maj mbahen dy palë zgjedhje: rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare.

Ato do t’i hapin rrugë formimit të Qeverisë së re nga partia fituese, e cila do të arrijë të sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e ekzekutivit të ri.

Dilema mbetet nëse të mërkurën do të arrihet të zgjidhet presidenti i shtetit, pasi ka një prag zgjedhor prej 40 për qind të daljes në votime.

Bazuar në rundin e parë të zgjedhjeve, më 24 prill, kur në garë ishin shtatë kandidatë, në zgjedhje dolën rreth 49 për qind e 1.8 milion qytetarëve me të drejtë vote.

Të mërkurën, në garë janë dy kandidatë, fituesja e rundit të parë,Gordana Silanovska-Davkova që fitoi 363.000 vota dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, me 180 mijë vota.

Që të zgjidhet presidenti i ri, në zgjedhje duhet të dalin rreth 750.000 votues, apo në zgjedhje të dalin votuesit e kandidatëve që u eliminuan në rundin e parë.

Por, deri tani asnjëri prej tyre nuk ka dalë publikisht t’u bëjë thirrje votuesve të tyre që të dalin në zgjedhje duke ngritur dilemën nëse zgjedhjet do të arrijnë pragun kushtetues.

Nga kandidatët shqiptarë, më shumë vota në rundin e parë mori Bujar Osmani nga Fronti Evropian i kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), gjithsej 120.000 vota. Ndërsa, Arben Taravari nga koalicioni opozitar VLEN, mori 83 mijë vota.

BDI-ja publikisht nuk ka dalë me qëndrim nëse do të mbështesë ndonjërin kandidat apo do të bëjë ftesë për bojkot, por eksponentë të saj, në rrjetet sociale në vazhdimësi kanë bërë thirrje që më 8 maj të bojkotohen zgjedhjet presidenciale.

Edhe nga koalicioni VLEN nuk kanë bërë thirrje për dalje në votime për zgjedhjen e presidentit, por bazuar në qëndrimet e drejtuesve të saj, dhe takimit të 6 majit të Arben Taravarit me kreun e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, si edhe qëndrimeve të eksponentëve të saj në rrjetet sociale, atëherë votuesit e saj mund të dalin në votime për zgjedhjen e presidentit.

Por, që zgjedhjet të mos dështojnë, nevojitet që në zgjedhje të dalin edhe anëtarët e katër kandidatëve të tjerë, në veçanti të Maksim Dimitrievskit, i cili arriti të fitojë rreth 84.000 vota.

Nëse zgjedhjet dështojnë, atëherë mandatin partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare do t’ia ndajë kryetari në detyrë i Kuvendit, Jovan Mitrevski, dhe më pas të nisin procedurat për zgjedhje të reja presidenciale.

Por, përsëritja e zgjedhjeve për kreun e shtetit do të organizohej nga Qeveria e re, e cila sipas kreut të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, do të përbëhet nga OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni opozitar shqiptar VLEN.

Mickoski, më 6 maj, ka vizituar shtabin e opozitës shqiptare në Shkup për të promovuar koalicionin e ri qeveritar, ndërsa disa orë më vonë Taravari tha se për Qeverinë e re tashmë është rënë dakord.

“Me besë premtoj se unë dhe të gjithë përfaqësuesit e VLEN-it kur të bëjmë qeverinë, dy-tri ditë pas zgjedhjeve, do të vrapojmë edhe më fuqishëm sesa në fushatë. Nuk do të rehatohemi nëpër kolltukë duke rregulluar e duke shtuar dyert e shtëpive tona, por do të punojmë për dyert tuaja që ne i hapëm edhe pa trokitur”, ka deklaruar Arben Taravari në Tetovë në tubimin e fundit të koalicionit VLEN.

Nga BDI-ja pohimet e Taravarit i kanë quajtur “përralla me mbret” pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se Qeveria formohet nga partitë fituese të zgjedhjeve në kampin shqiptar dhe maqedonas.

“Sot është koha që të përcaktohemi drejt me platforma mirë të përpiluara, të hartuara mirë, sepse më 9 maj të gjithë duhet të mendojmë, pavarësisht edhe të tjerëve që thonë se ky hyn, ai del nga qeveria. Këto janë ‘përralla me mbret’, sepse Qeverinë dhe institucionet i bëjnë ata që e kanë mbështetjen e popullit, sepse populli të zbret-populli të ngritë”, ka deklaruar Ahmeti.

Në Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2017 qeveritë janë formuar nga partitë fituese shqiptare dhe maqedonase, pavarësisht orientimeve të tyre programore.

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka qenë pjesë e Qeverisë, si me LSDM-në, ashtu edhe me OBRM-PDUKM-në që fitonin zgjedhjet tek elektorati maqedonas.

Ky rregull ka vazhduar deri në vitin 2017 kur Qeveria u formua nga LSDM-ja, edhe pse i kishte humbur zgjedhjet tek elektorati maqedonas.

Ajo arriti të përbëjë shumicën parlamentare me votat e partive shqiptare dhe të formojë Qeverinë duke larguar nga pushteti OBRM-PDUKM-që drejtohej nga Nikolla Gruevski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit