Familjarët kërkojnë ta varrosin Almën në Durrës: Në varrimin e fëmijëve s’shkojmë, s’kemi më lidhje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.05.2024, 14:25

Genta Bushati, motra e 39-vjeçares Alma Arrazi që i dha fund jetës duke u vetëmbytur në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e saj, ka treguar për marrëdhënien që e motra ka patur me bashkëshortin.

Duke folur për mediat, ajo është shprehur se xhelozia dhe tradhtia u bënë shkak për problemet e shumta mes tyre. Ajo tha se bashkëshorti Erdgys Arrazi e tradhtonte Almën, e ofendonte dhe bullizonte dhe i kërkonte të dilte nga shtëpia që ai të sillte të dashurën e tij aty. Por për hir të fëmijëve ajo kishte duruar dhe kishte qëndruar me të.

Motra ka pasur gjithmonë probleme me burrin për shkak të xhelozisë sepse ai e tradhtonte shpesh. Në fillime kur nuk ka pasur lidhje jashtëmartesore kanë shkuar mirë dhe kanë qenë të lumtur. Që kur u lidh me tjetrën çdo gjë ka marrë fund, motra më ka treguar se e ofendon, e bullizon dhe i ka thënë “ik nga shtëpia se do sjell atë në shtëpi”. Alma është larguar të paktën 8 herë nga shtëpia dhe gjithmonë ka ardhur te mua. Shkak ka qenë xhelozia. Nuk ka ik se kanë qenë në mes fëmijët, sepse ai i thoshte se kalamajt nuk i merr me vete. Shpirti i Almës nuk i linte kalamajtë vetëm. Ai i ka thënë do bëjmë shtesë sipër dhe ti do jetosh me fëmijët sipër".

Më tej ajo tha se asnjë prej familjarëve nuk do marrë pjesë në varrimin e fëmijëve, mbesave dhe nipit pasi nuk kanë më lidhje me ta. Ata kanë kërkuar që trupin e Almës ta varrosin në Durrës, pasi burri në Shkodër u bë shkak për vdekjen e saj.

"Nuk do marrim pjesë në varrimin e fëmijëve sepse nuk kemi më lidhje...të shkojë unë në shtëpi të tij...Unë i lutëm Zotit, të gjithëve, policisë, të gjendet motra ime, dhe motrën tonë ta marrim dhe ta varrosim në Durrës, sepse nuk ka lidhje të varroset në Shkodër, se shkaku i vdekjes së saj është burri i vet. Të mos e shikonte motra ime para këmbëve me të dashurën e tij do ishte gjallë sot, do ishte në shtëpi, fëmijët do ishin në shtëpi, duke ngrënë, duke pirë, duke luajtur e duke qeshur, nuk do ishte sot motra ime me gjithë fëmijët në arkivol".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit