Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë para qeverisë, kërkojnë vazhdimin e kontratave të punës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.05.2024, 11:10

Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të martën para ndërtesës së qeverisë, në shenjë pakënaqësie për ndërprerjen e kontratës që dy vjet.

Protestën, punëtorët kanë thënë se do ta vazhdojnë edhe ditët në vijim dhe se pa plotësimin e kushteve nuk e kanë ndërmend ta bëjnë.

Zaim Maxhuni, anëtar i bordit në “Kosova Thëngjill”, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se arsyeja e kësaj proteste është vazhdimi i kontratave të punëa.

Ai ka thënë se kontrata e KEK-ut u është ndërpre që dy vjet, ndonëse për vazhdimin e saj kishin marrë premtim nga Ministria e Ekonomisë.

“Së pari jemi punëtor të ‘Kosova Thëngjillit’ në Obiliq jemi të ndara nga KEK-u, nga viti 2003 jem ish-punëtor të KEK-ut. Arsyeja dihen përse janë nda kanë qenë sigurisht arsyeja personale mirëpo nga viti 2003 kemi punuar me kontrata, kanë qenë me KEK-un. KEK-u na ka shit thëngjillin neve, ne e kem plasu ne treg te konsumatorët, te tregu privat dhe bizneset që më së shumti ka ble ‘Ferronikeli’. Na jem dikund 160 punëtorë të ‘Kosova Thëngilli’ ku në vitin 2021-2022 Kosova thëngjilli ka arrit me bo qarkullim rreth 1 milionë edhe ka qenë kompani profitabile. Kemi operuar me sukses po nuk e di pse nuk na u vazhdohet kontrata kemi bërë edhe borxhet e vjetra e te reja ndaj KEK-ut nuk kemi pas probleme punëtoret kanë punuar në rregull”, ka thënë ai.

“Qysh nga 1 korriku 2022 na është ndërpre kontrata para kohës gjashte muaj para afatit para se me u skadu qysh prej asaj dite dikund rreth protesta 10-11 i kemi bërë të gjitha kanë qenë boshe edhe pse na kanë premtuar që do të bëjmë një zgjedhje do të bëjmë diçka me KEK-un, Ministria e Ekonomisë prapë se prapë sot e atë dite jemi pa punë. Na mundeni me vazhdu me protesta i mjet demokratik tjetër sen nuk dina çka me vazhdu na nuk kërkojmë lëmosh na kërkojmë vetëm punë nuk jem barrë për KEK-un veç ka fitime profit për neve nuk ka diqka që mundet me dëmtua dikun 1 milionë euro 70 përqindëshin e atij qarkullimit i merr KEK-u, ne dikun 30 për qind”, u shpreh ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit