Pulmologu: Kanceri i mushkërive në Kosovë në trend të rritjes – çdo vit deri në 45 raste të reja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.05.2024, 19:02

Pulmologu Gazmend Zhuri, në një intervistë, ka folur rreth kancerit të mushkërive, derisa ka treguar se cilat janë simptomat dhe çfarë lloje të kancerit në mushkëri ekzistojnë.

Doktori tregon dhe shkaktarët e shfaqjes së kësaj sëmundje.

“Kanceri i mushkërive është ndër shkaktarët kryesorë nga sëmundjet malinje tek të dy gjinitë, si te meshkujt dhe te femrat. Te meshkujt është më i përhapur mirëpo viteve të fundit me pirjen e duhanit dhe tek gjinia femërore përhapet dhe lajmërohet kanceri i mushkërive”, thotë ai.

Zhuri rendit shkaktarët kryesorë të shfaqjes së kësaj sëmundje.

“Shkaktarët janë të ndryshëm, si duhanprija, por dhe janë faktorët tjerë që lajmërohet kanceri, siç është, ndotja e ambientit, ndikimi i pluhurit, pastaj produktet kimike që lirohen në fabrika dhe në industritë kimike, dhe të gjitha këto që kanë veprim të drejtpërdrejtë në sistemin respirator dhe në lajmërimin e kancerit”, tha ai për gazeta blic.

Pulomologu Zhuri po ashtu tregon se kur shfaqen simptomat e kancerit në mushkëri dhe sa dallojnë prej sëmundjeve të tjera.

“Ajo që është më e keqja se simptomat paraqiten shumë vonë dhe në suaza të vonshme, kjo do të thotë që kanceri i mushkërive nuk ka ndonjë simptomë dhe dallon prej sëmundjeve të tjera të mushkërive, siç janë, bronhiti kronik, tuberkulozi i mushkërive”, u shpreh ai.

Tutje, pulmologu tregon se cilat mosha paraqiten për vizitë tek pulmologu dhe cilat janë simptomat.

“Personat që lajmërohen tek ne për vizitë janë mbi moshën 45 vjeç, që janë duhanpirës, që kanë koll të thatë apo me këlbazë që zgjat 2 deri në 3 javë”, deklaroi Zhuri.

Ai po ashtu shpjegon se cila është simptoma më e vonuar dhe që është në fazën e avancuar të sëmundjes së kancerit në mushkëri.

“Simptomat që paraqiten te pacientët dhe i sjell te ne është kolli me këlbazë dhe gjak, që është një alarm si për pacientin ashtu dhe për ne. Kjo simptomë është pak e vonuar, ndodh që pacienti të ketë simptoma të tillë si kolli me këlbazë dhe gjak, është në fazën e avancuar të sëmundjes”, deklaroi Zhuri për gazeta blic.

Krahas kësaj, ai tregon dhe cilat janë simptomat tjera të kancerit dhe cilat janë simptomat që lajmërohen në fazën më të vonshme.

“Simptomat tjera të kancerit janë lodhja, plogështia, temperatura e pa sqaruar, përkundër trajtimit me antibiotikë dhe paracetamol nuk kalon, pastaj frymëzënia, dhembja në kraharor, e cila lajmërohet në faza më të vonshme”, u shpreh ai.

Pulomologu thotë sa është në rritje kanceri i mushkërive.

“Kanceri i mushkërive në Kosovë sipas të dhënavë të Onkologjisë ekzistojnë të dhëna që është në trend të rritjes”, potencoi ai.

Krahas kësaj, ai tregon dhe shifrat e personave të prekur me kancer.

“Sipas disa të dhënave jo zyrtare, numri i të prekurve me kancer të mushkërive në Kosovë është 35 deri 45 në 100 mijë banorë, do të thotë çdo vit ka raste deri në 45 raste të reja të kancerit të mushkërive, që nuk janë të dhëna zyrtare”, deklaroi Zhuri.

Pulomologu tregon dhe sa lloje të kancerit në mushkëri kemi dhe cili lloj i kancerit në mushkëri shkakton përhapjen në pjesë tjera të trupit, si dhe trajtimin e këtyre sëmundjeve.

“Kur flasim për kancerin e mushkërive dallojmë dy lloje të kancerit të mushkërive, kanceri mikroqelizor dhe jomikroqelizor. Mikorqelizor është forma më malinje dhe kur e ka madhësinë 1 deri ne 2 cm, shkakton përhapjen në pjesë të tjera të trupit siç janë: gjëndrat limfatike, truri, mëlçia, kockat”.

“Kanceri mikrojoqelizor nëse zbulohet me kohë mund të trajtohet pa ndonjë pasojë, qoftë më intervenim kirurgjik apo me metoda tjera terapeutike. Kanceri mikroqelizor nuk trajtohet me intervenim kirurgjik por vetëm me trajtim me kemioterapi dhe rrezatim”, përfundoi Gazmend Zhuri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit