Agron Demirin, kandidatin e LSDM-së për deputet në Zonën Zgjedhore numër 6. Demiri është pjesë e listave të LSDM dhe garon si i dyti për vend në Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në mandatin e ardhshëm 2024-2028.
Çfarë rezultati prisni mes Pendarovskit dhe kundërkandidates Davkova në zgjedhjet presidenciale (rrethi i dytë)? Natyrisht, unë jam i bindur në fitoren tonë, duke qënë se kandidati ynë, Stevo Pendarovski përmbush të gjitha kriteret e një presidenti pro europian, gjë që e ka dëshmuar gjatë mandatit të tij si president. Pos kësaj, deklaratat nacionaliste, shoviniste të zonjës kundërkandidate lejnë shumë për të dëshiruar, janë larg qëndrimeve pro europiane të cilat i dëshiron absolutisht çdo banor i Maqedonisë së Veriut. Shtetit tonë i duhet e ardhmja dhe jo kthimi në një regjim…
Ka do votojë elektorati shqiptar? Elektorati shqiptar do ndryshime rrënjësore, pro europiane dhe padyshim, unë besoj fortë se tashmë elektorati shqiptar është i drejtuar kah konceptet bashkëkohore dhe një prej atyre partive është dhe LSDM. Unë besoj në një të ardhme europiane të vendit tonë, dhe ashtu siç jemi pjesë e NATO-s, nesër do të jemi pjesë e familjes madhe Europjane. Garantojmë paga më të larta, pensione më të larta, dhe shumë mundësi për të rinjtë, bujqit, studentët, nxënësit e shkollave mesme, etj.
Sa mendoni se do të ndikojë rezultati i zgjedhjeve presidenciale në ato kuvendare? Janë dy lloj zgjedhjedh të ndryshme, them se në zgjedhjet parlamentare do te kemi befasi të këndshme, po aq dhe të pritshme. Shpresoj që LSDM të triumfojë. Ne me datë 8 maj fillojmë nga zero, tash bisedohet për individ, kandidatët për deputet, për programë konkrete që ofrojmë ne si parti politike, dhe shumë faktorë tjerë gjë që jemi optimist se populli do të reflektojë që mos kemi kthim në një regjim.