Gjyqtarja liron nga qelia Jurgen Çelën, përplasi një vajzë dhe u largua

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.05.2024, 16:33

Gjyqtarja Armela Hasantari ka vendosur të lërë në masën e sigurisë detyrim paraqitje 28-vjeçarin Jurgen Cela, i cili dy ditë më parë aksidentoi rëndë një vajzë 26 vjeçare, në rrugën e Durrësit, në Tiranë.

Pasi shkaktoi aksidentin ai u largua nga vendngjarja duke mos i dhënë ndihmën e parë dhe më pas u vetëdorëzua në polici.

Jurgen Çela ka qenë nën efektin e alkoolit, kundravajtje dhe me shpejtësi të lartë, kur ka përplasur 26-vjeçaren që lëvizte me motor.

E reja është në ghjendje kritike. Ajo ka dëmtuar rëndë gjymtyrët si dhe ka dëmtim të pankreasit dhe mëlçisë.

Gjykata vendosi ta lirojë 28-vjeçarin pa asnjë argument. Vendimi i gjyqtares Armela Hasantari është i ndryshëm nga kërkesa e Prokurorisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit