
Snapchat po bën namin! Aplikacioni që lindi për shkëmbimin e fotove dhe mesazheve është më e pëlqyera e të rinjve. Sipas faqes Bloomberg videot e klikuara në Snapchat janë dyfishuar duke arritur 10 miliardë vizita në ditë.
Pjesa më e madhe e përdoruesve e përdorin aplikacionin për të bërë video dhe më pas për t’i shpërndarë ato. Në muajin shkurt shifrat ishin 8 miliardë, thuajse të njëjta me ato të rivalit Facebook.
Pavarësisht suksesit flitet ende për një luftë të fituar nga ana e Favebook i cili numëron 1 miliardë e 650 milion përdorrues, krahasuar me 500 milion të Snapchat.