Plagosja në Podujevë, tre persona po vazhdojnë të trajtohen në QKUK

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.05.2024, 09:50

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se tre persona po vazhdojnë të trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas plagosjes që ndodhi të mërkurën në Podujevë, të njëjtit vazhdojnë të jenë nën sigurim të policisë.

“Me urdhër të prokurorit, janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar, në njërën prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme, po ashtu janë konfiskuar edhe dy vetura”.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje mirëpo tre prej tyre janë akoma duke marrë tretman mjekësor në QKUK dhe janë nën sigurim të policisë”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport thuhet se një person është dërguar në stacionin policor, kjo për shkak se i njëjti kishte kanosur në detyre zyrtarin policor në Zvecan.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur në detyre zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, është thënë në raport.

Ndërsa, për plagosjen që kishte ndodhur në Podujevë, është thënë se shtëpitë e të dyshuarve janë bastisur.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë përplasur në mes veti, në rast është përdorur edhe armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar të kalibrit të vogël. Të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit