Arrestohet “Valmir Bossi” i Tik Tok-ut: Dyshohet për abuzim seksual me një fëmijë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.04.2024, 18:07

Një i ri nga Klina ka publikuar në rrjetin social Tik Tok një video të një të mituri deri sa e zhvesh dhe abuzon seksualisht me të. Kjo video ka ngjall reagime të shumta nga ndjekësit e të ashtuquajturit në rrjete sociale, “Valmir Bossi”.

Pasi videoja është bërë virale, ka reaguar Policia e Kosovës e cila ka arrestuar të dyshuarin.

“Pasi që kemi vërejtur në rrjetet sociale qarkullimin e një video-incizimit të abuzimit seksual, Stacioni Policor – Klinë menjëherë ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe sot në orët e mëngjesit, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar. I njëjti pas intervistimit nga hetuesit me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Pejës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit