Puna në administratën shtetërore për disa punonjës ose siç njihen ndryshe patronazhistë, është thjesht kalim i kohës së lirë, duke marrë rrogën pa u lodhur e stresuar shumë.
Por në administratë ashtu siç ka patronazhistë, ka edhe punonjës të rregullt e të drejtë por puna iu është kthyer në stres e makth.
Një punonjëse e Bashkisë Durrës thotë se prej 3-4 vitesh ky institucion përballet me eksodin e punëtorëve pasi askush nuk do të punojë me frikë. Ajo thotë se ardhja në punë është kthyer në stres pasi eprorët detyrojnë vartësit e tyre të nënshkruajnë tendera fiktivë e me fitues të paracaktuar.
Sipas saj, kushtet teknike dhe financiare për tenderat i sjellin vetë operatorët dhe pas ndarjes së pazareve mes eprorëve, ajo që iu mbetet punëtorëve është vetëm hedhja e firmës. Punonjësja shprehet se në punë qëndrojnë me frikë e presione dhe zgjidhja e vetme që iu jepet është dorëheqja pasi nuk ia vlen burgu për pazaret e të tjerëve.
Ajo i kërkon SPAK që të hedhë sytë nga kjo bashki, kryebashkiakja Emiriana Sako dhe tre nënkryetarët, pasi puna kryhet me staf të reduktuar në 50% dhe madje edhe jashtë orarit. Sipas saj, punonjësit nuk duan të bëjnë burg për pazaret e eprorëve, prandaj ky terror e frikë duhet të marrë fund.
Denoncimi i qytetares:
Përshendetje , dua te bej nje denoncim nese anonimati me aprovohet. Un do kisha deshire te ndaja nje informacion me ju , por ju lutem me ruani anonimatin
Jam punonjese ne Bashkine Durrës , Doja tju informoja qe ardhja ne pune eshte bere e pamundur , Eproret na ngarkojne me male urdhera punesh per tendera , tenderat jan fiktive pasi specifikimet dhe kushtet teknike i sjellin vete operatoret e ekonomik . kemi frike te firmosim se te tjeret ndajne pazaret ndersa ne ndajme pergjegjesit , Ne pune qendrojme me presione , edhe jashte orarit te punes , jemi detyruar te japim doreheqjen pasi sja vlen te besh burg per nje rroge kamarieri , lutemi te merni ne konsiderat mesazhin tim pas si une jan me qindra punonjesh ne shtet .. Urdheri eshte firmose ose shko ne shtepi , Ju lutemi Spakut te kaloj nga Bashkia Durres dhe te merret me Balenat e Bashkise Durrës . Faleminderit ! Lutem ta publikoni Ta ken radhe per Spak , Kryetarja Bashkise Dhe 3 Nenkryetaret
Eshte e vertet dhe ma besoni kete qe shkruaj Prova vetme eshte qe Bashkia Durres eshte kthyer ne eksod , ka mbi 3-4 vjet qe punon me 50% staf vetem per kete arsye