Ekskluzive/ Erinda Fino e Lalit i dha 140 MLN burrit të vartëses së saj

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.04.2024, 20:58

Lali Droga, apo Lal Mashtruesi, që për çudi nuk i kanë përfunduar akoma të pasmet në ndonjë qeli burgu, duket se i ka mësuar mjaft mirë drejtoreshat dhe drejtorët e tij që tenderat e bashkisë t’ua japin njerëzve të lidhur me ta.

Joq Albania mëson ekskluzivisht se të njëjtën gjë ka bërë edhe Erinda Fino, bjondja që deri në janar 2024 drejtonte Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit ndërsa aktualisht është në krye të Tirana Parking, të dyja këto institucione në varësi të Bashkisë Tiranë.

Vetëm pak ditë më parë ju bëmë me dije se drejtoreshë Erinda kishte harxhuar 140 milionë lekë të vjetra me TVSH për të blerë makina elektrike në një tender të dyshimtë. Fituesi u shpall pa garë dhe futi në xhep një tufë me miliona pa u lodhur fare.

Bëhet fjalë për kompaninë TRADE AND CONSTRUCTION GROUP në pronësi të Fabjan Diçi. Por JOQ Albania mëson se ky person është në fakt bashkëshorti i njërës prej vartëseve të Erinda Finos. Bëhet fjalë për Vilma Diçi e cila sipas burimeve të Joq është aktualisht shefe sektori në Tirana Parking.

Më parë ajo ka punuar me Erinda Fino kur kjo e fundit ka qenë në krye të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Pasi Erinda Fino kaloi në krye të Tirana Parking, mori me vete edhe të besuarit e saj, mes të cilëve Vilma Diçi, burrit të së cilës sapo i dha 140 milionë lekë pa garë.

Bashkë me Vilma Diçin mësohet se Erinda Fino ka marrë me vete në Tirana Parking edhe dy të besuar të tjerë të saj nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Redion Çatri dhe Eduina Avdulaj. Sipas burimeve të JOQ, fituesi i tenderit Fabian Daçi është gjithashtu mik i ngushtë i Redion Çatri dhe Eduina Avdulaj.

Me pak fjalë Erinda Fino i ka kaluar 140 milionë lekë të vjetra pa garë tek burri i vartëses së saj dhe askush deri në këto momente që po flasim, nuk e ka plasur brenda në ndonjë birucë.

Në vijim do të gjeni denoncimin e mbërritur në redaksinë e Joq Albania:

Pershendtje Joq, kjo eshte 100% e vërtet. Ky ne foto eshte Fabjan Diçi me bashkeshorten e tij Vilma Diçi e cila ka qene shefe sektori tek Agjensia e Parqeve dhe Rekracionit dhe tashme shefe sektori te Tirana Parking. Fabi Diçi, administratori i kompanisë eshte dhe bashkeshorti i Vilma Diçit qe punon me Erinda Finon. E ka marre me vete tek Tirana Parking nga APR. Fabjan Diçi eshte gjithashtu dhe miku i ngushte i Redion Catrit dhe Eduina Avdulaj, te dy drejtore si ne Agjencine e Parqeve dhe Rekracionit ashtu dhe tek Tirana Parking. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit