Disa të rinj në Tiranë kanë rënë pre e një mashtrimi nga tre vajza, shtetase të Kosovës.
Djemtë kanë treguar për JOQ ALBANIA se me vajzat janë njohur në rrjetin social Snapchat dhe janë takuar në Tiranë për të darkuar.
Por pas darkës, vajzat u kanë treguar djemvese hoteli ku po qëndronin u ka mbajtur peng kartat e identitetit për të bërë pagesën. Djemtë duke mirëkuptuar hallin e vajzave, iu kanë dhënë atyre 200 euro për të paguar dhomën e hotelit.
Gjatë rrugës, vajzat janë ndarë me djemtë me arsyetimin se do të shkojnë në hotel për të bërë pagesën, por kjo s’ka ndodhur kurrë.
Vajzat janë larguar nga hoteli pa paguar dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kanë vjedhur rreth 1500 euro nga xhupi i një prej djemve, që ai e kishte lënë në makinë.
Djemtë dhe hoteli kanë bërë denoncim në Komisariatin numër 4 për vjedhjen dhe mashtrimin e tre vajzave, dy prej tyre të identifikuara nga kartat personale.
Të rinjtë thonë se vajzat që u kanë bërë bllok në rrjetet sociale mund të kenë mashtruar edhe djem të tjerë pasi punonjësit e hotelit i kanë parë edhe herë të tjera me djem të ndryshëm.
Ata u kërkojnë bashkëmoshatarêve që të kenë kujdes nga mashtrime të tilla pasi është shumë e lehtë të biesh pre e tyre.
Denoncimi i të rinjve:
Pershendetje JOQ do doja te lajmeronit qytetaret te kene kujdes nga keto dy vajza dhe nje shoqe e tyre,te treja shtetase kosovare te cilat kan kryer disa mashtrime dhe vjedhje ndaj djemve te rinj. Gjithashtu kan ikur pa paguar nga nji hotel ne qender te tiranes ku kam ndejtur per disa dite. Jan bere kallzimet ne komisariatin e policise po do doja qe ms te bijn me njerez pre e mashtrimeve te ktyre vajzave
Kallzimet jan bere ne komisariatin numer 4. Nuk disponoj prova konkrete pasi dhe mesazhet te cilat jane derguar ne snapchat nuk i kemise na kane bere bllok ne momentin qe kan marre leket dhe kan ikur
Vajzat i kemi njohur ne rrjete sociale pasi jemi takuar dhe kemi darkuar na kan kerkuar ndihme pasi hoteli i kishte mbajtur mjetin e identifikimit sepse nuk kishin kryer pagesen,na erdhi keq dhe i dham 200 euro per tpaguar dhomen dhe per te marre mjetin e identifikimit mbrapsh.Jemi nisur per tek hoteli ku qendronin dhe na kerkuan te ndalonim makinen disa metra larg hotelit,pas disa minutash konstatuam qe na kishin marr nje shume te konsiderueshme parash nga xhupi qe kishim lene mbrapa dhe kur u perpoqem ti kontaktonim ne rrjetin social ku kishim komunikuar pame qe na kishin bere bllok
Sot kontaktuam hotelin dhe morem vesh qe vajzat nuk kishin paguar dhomen dhe ishin larguar nga hoteli duke len peng mjetin e identifikimit.Dhe ne dhe hoteli i kemi bere denoncim ne komisariat vajzave. Hoteli na tha qe vajzat kishin qen ne ambjentet e hotelit dhe me disa djem te tjere Te cilet mendojme se kane qen dhe ate pre e mashtrimeve te tyre
Rreth 1500 euro kane marre. Foto te vajzes se 3 nuk kemi sepse sja kemi gjetur akoma identitetin
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qamuran Hirda
Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
Qenushi pastërtor
Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
16-vjeçarja nga Dibra
16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
Qytetarët në Dërmenas
Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
“Kampioni i vogël”
“Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Hajduti i pasagjerëve
Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
Klevisa Ymeri
Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
Edmond Lajqi
Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
Edin Nevzati
Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
Valmir “Bosi”
Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
Vajza gangstere
Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
Jetmir Daci
Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
Mauricio Sheldija
Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.