Pas operacionit në spitalin Amerikan, qytetari humb shikimin në syrin e majtë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.04.2024, 17:02

Pas operacionit në spitalin Amerikan, ka humbur syrin e majtë. Kjo i ka ndodhur një qytetari nga Vlora, i cili i tronditur tregon për TVA News “krimin” që i kanë bërë mjekët në spitalin e skandaleve.

Arjan Meçe rrëfen se pas një operacioni në spitalin Amerikan ka humbur shikimin në syrin e majtë dhe kjo i ka ndodhur vetëm një ditë pas operacionit.

Qytetari tregon se ka kryer kontrolle në disa vende të Europës dhe ka rezultuar se syri ka marrë infeksion gjatë operacionit. Arjani ka bërë kallëzim në Prokurori dhe këtu skandali bëhet më i madh. Çështja është mbyllur, pasi bashkia e Vlorës i ka thënë Gjykatës se në qytet nuk ekziston një person me këtë emër.

Thënë shkurt, askush nuk mund ta kallëzojë spitalin Amerikan dhe askush nuk mund të hetojë për këtë spital të lidhur ngushtë me qeverinë.

Tashmë çështja është në Gjykatën e Lartë dhe qytetari kërkon drejtësi për rastin që i ka ndodhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit