Një denoncim për Postën Shqiptare ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Një qytetare që ka porositur një pako nga Amerika, thotë se pakoja ka mbërritur në Tiranë që më datë 9 prill, por Posta Shqiptare akoma s'e ka dërguar në Durrës.
Ajo thotë se pakoja, qumësht pluhur për fëmijë, është nisur nga Amerika më datë 4 prill dhe më datë 9 ka qenë në Tiranë. Por nga kjo datë, pakoja e cila është e kushtueshme, ka mbetur aty dhe s'është nisur për në Durrës që është destinacioni final i përcaktuar edhe në të dhënat e dërgesës.
Në këto kushte, ku ka mbi 2 javë që pret për qumështin pluhur për foshnjen, qytetarja kërkon të dijë pse është kaq e vështirë që dërgesa të mbërrijë në Durrës. Qytetarja është e vetëdijshme se pakot s'mbërrijnë në shtëpi si në vendet e tjera të botës, por së paku, ajo kërkon që pakoja të mbërrijë në postën qendrore dhe ta marrë prej aty pasi ka paguar shumë që dërgesa të jetë sa më e shpejtë dhe e sigurtë.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje JOQ! Desha te ndaj nje shqetesim me kte posten Shqiptare. Kudo ne Amerike apo Europe kur porosit dhe dergon dicka me poste ,porosia vjen tek dera ose tek kutite e nderteses qe jane per cdo hyrje. Nje pjesetar i familjes me ka nisur powder Formula per bebe(qumesht pluhur) pasi femija eshte mesuar me ate. Eshte nisur me date 4 prill Ka ardhur ne Tirane me 9prill Total 5 dite pune. Tani ka qe me date 9prill qe e ndjek ku eshte porosia dhe ka ngecur aty. Eshte data 24 prill dhe jane dashur 15 dite ose dhe me shume se nuk dihet kur vjen Presim akoma te vije. Tani kaq e veshtire eshte te sjellesh nje porosi nga Tirana ne nje qytet tjeter qe duhen me shume se dy jave ? A ka njeri qe i kontrollon keto gjera qE paguhet per ate pune apo jemi n dore te zotit? Se mire qe sta sjell kush te shpia Po spo na e sjellin as ne qytetin ku jemi ta marrim te posta.
Dergesa duhet te vije ne Durres. Ne Shqiperi ka hyre,ka kaluar doganen ama me shume se dy jave nuk ka ardhur ne destinacion Dhe nuk eshte pako qe kushton lire Posta per ta sjelle ka kushtuar po ashtu shtrenjte qe te jete sa me e sigurt per te ardhur
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qamuran Hirda
Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
Qenushi pastërtor
Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
16-vjeçarja nga Dibra
16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
Qytetarët në Dërmenas
Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
“Kampioni i vogël”
“Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Hajduti i pasagjerëve
Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
Klevisa Ymeri
Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
Edmond Lajqi
Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
Edin Nevzati
Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
Valmir “Bosi”
Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
Vajza gangstere
Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
Jetmir Daci
Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
Mauricio Sheldija
Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.