Një shtetas i Serbisë kapet ilegalisht në territor të Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.04.2024, 08:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetarë serb, shtetas i Serbisë është ndaluar më një veturë të dyshimtë.

I njëjti kishte hyrë në Republikën e Kosovës nga territori i Serbisë, përkatësisht nga Leposaviqi ilegalisht.

Sipas prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Njësiti policor ka vërejtur një automjet të dyshimtë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, i cili ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit