Përplaset me kamionin, humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.04.2024, 17:24

Një 25-vjeçar shqiptar, shofer kamioni ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Verona të Italisë. Kamioni që drejtohej nga shqiptari është përplasur me një tjetër kamion që ka qenë i ndaluar në autostradë.

Në vendngjarje mbërriti shpejt ndihma mjekësore që u përpoqën të mbanin në jetë të riun, por pa sukses.

Sipas hetimeve nga policia, kamioni me të cilin u përplas shqiptari kishte ndaluar për shkak të një aksidenti tjetër që ishte bërë në zonë. 25-vjeçari shqiptar jetonte në Pisa dhe kryente këtë rrugë çdo ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit