Serbia bllokon autobusët kosovarë në kufirin me Kroacinë, pritjet deri në 4 orë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.04.2024, 10:19

Qytetarët e Kosovës të cilët kanë marrë udhë për në Kosovë me autobusë janë ndaluar në pikën kufitare Kroaci – Serbi.

Një nga pasagjerët deklaron se pritjet janë mbi 4 orëshe ku pala serbe ua ka marrë dokumentacionet.

“Jemi duke pritë prej orës 3 të mëngjesit. Për momentin na kanë thënë të qëndrojmë në autobus kinse se nuk do të na vonojnë edhe shumë”.

“Dokumentet na i kanë marrë të gjithëve dhe s’është kryer as edhe një kontroll. Jemi diku afro 10 autobusë që po presim”, tha një qytetar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit