“E vrava gruan”, Edmond Lajqi u dorëzua vet në polici për krimin ndaj bashkëshortes së tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.04.2024, 11:37

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë. Burri ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre.

Mësohet se personi i dyshuar për vrasjen e gruas së tij është Edmond Lajqi.

Raportohet se çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje që janë raportuar te organet e rendit.

Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella.

Detaje i ka dhënë kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.

Ai konfirmoi se viktima është vrarë më armë zjarri dhe që i dyshuari është arrestuar.

“Unë isha në vend të ngjarjes aty është edhe prokurori kujdestar dhe zëvendësi edhe vetëm e kemi informatën se burri se ka vra gruan. Burri është arrestuar dhe revolja me të cilën është kryer vepra penale është sekuestruar. Për informata tjera do t’ju mbajë të informuar me kohë”, konfirmoi kryeprokurori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit