Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: E ndjera për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.04.2024, 10:17

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Pejë kanë reaguar për vrasjen e gruas në këtë qytet. Kjo drejtori ka treguar se Gjyljeta Ukella ka qenë punonjëse në këtë drejtori si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

Nga kjo drejtori janë ndjerë të tronditur nga vrasja e koleges së tyre.

“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë, punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella.

E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes.

U prehshë në parajsë !”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit