Dy javët e fundit të prillit do sjellin një ndryshim drastik të motit pasi pritet të jenë ndryshe nga ditët ku termometri shënoi temperatura deri në 33 gradë.
Sinoptikanët thonë se gjatë kësaj jave shqiptarët do përjetojnë stinën e verës, pranverës dhe dimrit. Temperaturat maksimale 29 gradë Celsius që janë regjistruar ditën e sotme pritet t'i lënë vendin atyre minimale deri në -1 gradë Celsius në zonat malore.
Sinoptikania Lajda Porja, thotë se dita e martë e mërkurë do të jetë e shoqëruar me reshje shiu, ndërsa dita e enjte dhe premte do të pasojë me reshje dëbore në zonat malore.
“Një javë shumë dinamike kjo. Sot do të mbetemi n kushtet e motit tipit të verës, me temperatura deri në 29 gradë Celsius. Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellë tipare të pranverës, do të kemi vranësira rrebeshe shiu, rënie të temperaturave deri në 25 ose 26 gradë Celsius. Do të kemi një ndryshim total të motit, ku dita e enjte dhe e premte do të ketë tipare dimri. Rikthen reshjet e dëborës në zonat malore, kryesisht në verilindje. Ulen ndejshëm temperaturat me 4-5 gradë Celsius, duke bërë që temperatura minimale të shkojë në -1 gradë Celsius në zonat malore, ndërkohë temperaturat maksimale nuk do të shkojnë më shumë se 21 gradë Celsius. Pra kjo javë do i ketë të gjitha stinët bashkë, pranverë, dimër dhe verë”.
Të njëjtat kushte atmosferike pritet të jenë edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Por në Kosovë, problem do të jenë parametrat e erës pasi pritet të shkojë në 55 kilometra në orë.
“Për sa i përket Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të jenë në ndikimin e alternimeve, kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellë reshje shiu, ndërsa dita e enjte dhe e premte do të sjellë reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës dhe në zonat e izoluara të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e larta do jenë prezente vetëm ditën e sotme. Nga dita e martë e deri në të premte, do të ketë ulje të temperaturave, duke bërë gjë që temperatura maksimale pritet të shkojë në 18 gradë Celsius. Për sa i përket parametrave të erës, në Shqipëri pritet të arrihet në 70 km/h, ndërsa në Kosovë 55 km/h, por edhe në Maqedoninë e Veriut pritet që të ketë erë relativisht të fortë."
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qamuran Hirda
Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
Qenushi pastërtor
Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
16-vjeçarja nga Dibra
16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
Qytetarët në Dërmenas
Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
“Kampioni i vogël”
“Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Hajduti i pasagjerëve
Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
Klevisa Ymeri
Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
Edmond Lajqi
Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
Edin Nevzati
Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
Valmir “Bosi”
Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
Vajza gangstere
Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
Jetmir Daci
Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
Mauricio Sheldija
Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.