Nga muaji tetor e deri më tani, konsumi i produkteve të shportës ushqimore vijon të jetë në rënie dhe bizneset e para që e kanë ndjerë këtë rënie janë dyqanet e tregtimit të bukës, produkteve të tjera të brumit dhe pastiçerive.
Disa drejtues të furrave të bukës kanë treguar se në muajin tetor rënia e kërkesës për produktet e brumit dhe ëmbëlsirave ishte 20% krahasuar me vitin paraardhës, përveç shitjeve të produkteve fast food, që nuk shënuan pakësim.
Por kjo tendencë rënëse për këto produkte ka vijuar edhe gjatë vitit 2024. Prodhuesit e bukës dhe ëmbëlsirave thonë se ulja e konsumit te buka është ndikuar nga faktorë demografikë, duke përfshirë largimet e popullsisë në emigracion, veçanërisht të rinjve.
Sipas tyre, gjatë muajve janar-mars 2024, konsumi për bukën është ulur me 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Ndërkohë që pakësimi është më i lartë për produktet e pastiçerisë pasi kërkesa për ëmbëlsira ka rënë me 70% krahasuar me vjet.
“Për 3-mujorin e parë të vitit, konsumi për bukën dhe ëmbëlsirat ka shënuar rënie të lartë. Mendoj se arsyeja kryesore është largimi i të rinjve apo pjesës më vitale të shoqërisë në emigracion.Shumica e popullsisë së mbetur që është e plakur konsumon sasi të ulëta të këtyre produkteve. Një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë periudhë te rënia e kërkesës është edhe muaji i agjërimit. Me përfundimin e muajit të Ramazanit presim të kemi një situatë më të qartë për analizimin e faktorëve ndikues”.
Bashkë me rënien e konsumit të bukës nga furrat, ka rënë edhe ai i gatimit të saj në shtëpi. Prodhuesit e bukës pohojnë se ajo pjesë e popullatës që gjatë muajve të pandemisë e bënin bukën në shtëpi, është rikthyer blerjeve në furra, pasi kostoja e blerjes është më e leverdishme sesa ajo e përgatitjes së bukës në shtëpi.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qamuran Hirda
Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
Qenushi pastërtor
Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
16-vjeçarja nga Dibra
16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
Qytetarët në Dërmenas
Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
“Kampioni i vogël”
“Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Hajduti i pasagjerëve
Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
Klevisa Ymeri
Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
Edmond Lajqi
Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
Edin Nevzati
Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
Valmir “Bosi”
Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
Vajza gangstere
Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
Jetmir Daci
Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
Mauricio Sheldija
Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.