Ishulli i bukur i Sazanut është vënë sërish në qendër të vëmendjes të mediave ndërkombëtare. Këtë radhë jo për shkak të ndryshimeve që do të pësojë ishulli i vetëm shqiptar, por për bukurinë e tij të mahnitshme dhe ujin e kristaltë.
Plazhet e Sazanit janë mes plazheve më të mira në botë për vitin 2024. Ai mban vendin 79 në listën e “100 plazheve të arta” për vitin 2024.
Renditja merr parasysh faktorë si bujuria natyrore e ishullit, cilësinë e ujin, diversitetin natyror e po ashtu rëndësinë kulturore dhe historike. Sazani mahnit me plazhet e tij të paprekura, ujërat e kristalta dhe një klimë të butë, perfekte për vizita verore.
Atë çfarë e bën ishullin shqiptat një destinacion unik dhe tërheqës është përzierja e bukurisë natyrore dhe historisë intriguese. Sazani përshkruhet në artikull si një bazë ushtarake, pjesë e trashëgimisë së Luftës së Ftohtë edhe ku nuk mungojnë bunkerët e ushtrisë.
Lista e plazheve më të mira në botë kryesohet nga plazhi i Bora Bora në Polinezinë franceze dhe përfundon me Bahamasin.