Kroaci/ Burg kush braktis dhe vret kafshët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.04.2024, 16:11

Ndryshe nga Shqipëria e cila mjaftohet me procedime penale për rastet e braktisjes së kafshëve, keqtrajtimit, dhunimit e helmimit të tyre, Kroacia do jetë më e ashpër pasi ndryshimet e reja në Kodin Penal parashikojnë deri në 3 vite burg.

Ministria e Drejtësisë në Kroaci ka pranuar propozimet e shoqatës "Miqtë e Kafshëve" për dënimin deri në një vit burg për braktisjen e kafshëshve, ose deri në dy vjet nëse braktisja ka shkaktuar ngordhjen e kafshës ose janë braktisur një numër i madh kafshësh. Dënimet për krimin e vrasjes dhe torturimit të kafshëve rriten deri në dy vjet burgim ose deri në tre vjet nëse këto krime kryhen me qëllim përfitimi. Gjithashtu, tani e tutje dhunuesve dhe vrasësve të kafshëve mund t'u shqiptohet një masë sigurie që ndalon mbajtjen dhe blerjen e kafshëve, për një periudhë prej një deri në pesë vjet.

Përfaqësuesit e shoqatës së mbrojtjes së kafshëve thonë:

“Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës Ministrisë që pranoi propozimet tona dhe në këtë mënyrë bëri një hap historik përpara në mbrojtjen e kafshëve në Kroaci, i cili do të ketë një ndikim pozitiv kudo në botë. Synimi ynë ka qenë që të përfshijmë dispozita që do të kenë efekt parandalues dhe tani është e rëndësishme që të gjithë të veprojmë që ato të zbatohen në praktikë”.

Ata sqarojnë se qytetarët nuk do të kenë më nevojë të presin për të parë nëse inspektimi veterinar do t'i përgjigjet denoncimit të braktisjes, por mund të denoncojnë menjëherë në polici këdo që braktis një kafshë.

Miqtë e kafshëve theksojnë se dispozitat e reja të Kodit Penal duhet të jenë shkas për ndryshime të mëtejshme legjislative dhe mbi të gjitha ndryshime në ligjin për mbrojtjen e kafshëve dhe urdhëresat shoqëruese. Ata gjithashtu besojnë se është e rëndësishme të krijohet një inspektim për mbrojtjen e kafshëve dhe të formohet një sektor për mbrojtjen e kafshëve në Ministrinë e Bujqësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Hajduti i pasagjerëve
    Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
    Klevisa Ymeri
    Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
    Edmond Lajqi
    Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
    Edin Nevzati
    Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
    Valmir “Bosi”
    Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
    Vajza gangstere
    Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
    Jetmir Daci
    Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
    Mauricio Sheldija
    Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit