Pensionistët në Maqedoni të pakënaqur nga niveli i rritje së pensioneve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.04.2024, 13:59

“Me rritjen e pensionit do të blejmë deri 15 bukë më shumë në muaj”, thotë Nikolla, një pensionist nga Shkupi duke shprehur pakënaqësinë me nivelin e rritjes së pensionit që ka marrë në muajin prill.

Bazuar në metodologjinë e re për rritjen e pensioneve, dy herë në vit, në mars dhe në shtator, mbi 337 mijë pensionistë të Maqedonisë së Veriut, në prill kanë marrë pensionet me një rritje prej 5.3 për qind të vlerës aktuale, apo 10 deri në 65 euro, varësisht shumës së pensioneve që u takon.

Pjesa më e madhe, apo 40 për qind e pensionistëve që marrin pensione nga 12.500 deri në 16.000 mijë denarë (200 – 250 euro), në llogaritë e tyre kanë hyrë deri në 10 euro më shumë.

“Rritje të pensionimit këtë muaj kemi prej 500 deri 600 denarë [8-10 euro]. Me këtë rritje mund të blejmë 10-15 bukë, varësisht se çfarë lloji konsumojmë. Kjo më shumë është një rritje provokuese sesa një ndihmë për zbutjen e gjendjes së rëndë ekonomike, në veçanti për ne pensionistët. Çmimet aq shumë janë rritur saqë ne nuk po mund ta sigurojmë as bukën”, thotë pensionisti Nikolla.

“Kjo rritje nuk është asgjë, thjesht është sikur një pikë ujë në det. Kjo është tallje me pensionistët, të cilët kanë punuar një jetë të tërë dhe në fund kanë përfunduar si raste sociale, të mos mund të bëjnë një jetë sado normale. Ata janë kategoria më e rrezikuar. Me pensionet që marrim nuk mund të sigurojmë as ilaçet dhe bukën e gojës”, thotë Veselin Ristevski, pensionist.

Pensionistët e grupit më të lartë, të cilët marrin pensione mbi 54 mijë denarë, apo rreth 900 euro, kanë marrë rritje prej gati 3.000 denarësh apo rreth 50 euro.

Për ta tejkaluar hendekun mes pensioneve më të larta dhe atyre më të ulëta, pensionistët kërkojnë që të rikthehet rritja lineare, pra të gjitha pensionet të rriten me të njëjtën masë.

“Duke marrë parasysh shtrenjtimet, kjo rritje është shumë e ulët. Rritja e pensioneve duhet të bëhet në bazë lineare, të ketë një rritje të njëjtë për të gjithë, jo me përqindje. Ata që kanë pensione të larta, kanë rritje më të madhe dhe ne që jemi me pensione minimale, kemi rritje qesharake. Prandaj kërkojmë rritje lineare, apo rritje të përnjëhershme prej së paku 5.000 denarësh [80 euro] për të gjithë pensionistët”, thotë Dragi Stojkov, pensionist.

Rritje lineare kërkojnë edhe pensionistë të tjerë, të cilët mendojnë se do të ishte mënyra më e mirë për zbutjen e gjendjes ekonomike të kësaj kategorie të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Për rritjen e pensioneve duhet të bëhen ndryshime ligjore me qëllim që të ketë një harmonizim të pensioneve. Kështu mund të realizohet kërkesa për rritjen lineare. Me ligjin aktual rritja e pensioneve bëhet vetëm me përqindje”, thotë një pensionist.

Kërkesa për rritje lineare të pensioneve për rreth 80 euro është mbështetur nga partia opozitare, OBRM-PDUKM, e cila bëri të ditur se pas zgjedhjeve më 8 maj, në rast të ndërrimit të pushtetit, kjo kërkesë do të realizohet, ashtu siç kishte rritje të tilla edhe para vitit 2017 kur kjo parti qeveriste me Maqedoninë e Veriut.

“Rritje lineare të pensioneve prej 5.000 denarësh do të ketë jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e ardhshëm. E kaluara ekonomike ka dëshmuar se për të qenë relativisht të kënaqur pensionistët, pensioni mesatar duhet të jetë rreth 60 për qind e pagës mesatare”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Paga mesatare në Maqedoninë e Veriut në muajin janar ishte 39.500 denarë (645 euro) dhe me propozimin e OBRM-PDUKM-së, pensioni më i vogël do të ishte 385 euro.

Por, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka deklaruar se me një rritje të tillë, apo rritje lineare prej 5.000 denarësh, deficiti në Fondin Pensional do të arrinte në 52 për qind, që, sipas tij, do të nënkuptonte se pensionistët do të mbeten pa pension brenda pak viteve.

“Në thelb, mendoj se duan të na kthejnë atje ku ishim, në pasiguri me pagesën e pensioneve pasi për tre vjet, pensionistët nuk do të kishin pensione”, ka thënë Bytyqi.

Nga Qeveria vlerësojnë se formula e tanishme për rritjen e pensioneve në përqindje, dy herë në vit bazuar në rritjen e pagës mesatare, është zgjidhja më e mirë, që garanton stabilitet të Fondit Pensional, por edhe rritje të pensioneve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Hajduti i pasagjerëve
    Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
    Klevisa Ymeri
    Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
    Edmond Lajqi
    Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
    Edin Nevzati
    Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
    Valmir “Bosi”
    Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
    Vajza gangstere
    Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
    Jetmir Daci
    Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
    Mauricio Sheldija
    Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit