Edhe serbët do të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.04.2024, 19:33

Agjencia e Statistikave të Kosovës, njofton se 3 mijë e 500 regjistrues nga e premtja, anë e mbanë Kosovës përfshirë edhe në katër komunat veriore do të nisin regjistrimin e popullsisë. Avni Kastrati ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv të ASK-së, thotë se janë të përgatitur që edhe serbët të jenë pjesë e procesit, ndërsa paralajmëron se qytetarët këtë herë do të kenë mundësi të raportojnë edhe dëmet e luftës të cilat do të shërbejnë si burim shtesë, për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Hera e fundit që serbët e Kosovës kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë ishte viti 1981. Atë kohë nga 1.6 milion banorë, thuhej se mbi 200 mijë janë serbë, shifër që vihet në pikëpyetje.

Më pas nisi bojkotimi i procesit nga shqiptarët, ndërsa pas luftës në vitin 2011 e vetmja herë kur u bë regjistrimi i popullsisë serbët e bojkotuan atë.

Regjistrimi i ri i popullsisë pritet të nis të premten më 5 prill e ku për herë të parë pas 40 vjetësh pritet të dihet numri i saktë i serbëve që jetojnë në Kosovë, përfshirë katër komunat veriore.

“Ky projekt-regjistrimi tani është i mbështetur nga institucionet e sigurisë në të gjitha nivelet, duke filluar nga niveli më i ulët deri te më i larti. Kështu që edhe Policia është e angazhuar në njëfar forme. Edhe nuk presim sfida në aspektin e sigurisë. Ndërsa në aspektin e pjesëmarrjes, po e përsëris është një e mirë edhe për vet komunitetin. Nëse ata për çfarëdo rasti nuk marrin pjesë ne jemi të obliguar sipas rregullave standarde me e bo një vlerësim të numrit të popullsisë,”, ka thënë Avni Kastrati, U.d. i Drejtorit Ekzekutiv i ASK-së, raporton Dukagjini.

Në procesin e regjistrimit që pritet të përfundojë më 17 maj përpos numrit të objekteve të banimit, ekonomive familjare dhe numrit të banorëve, qytetarët do të mund t’i raportojnë edhe dëmet ekonomike dhe njerëzore nga lufta e fundit.

“Po po, ne ia japim Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë si burim shtesë. Ky është nëj burim shtesë që i ndihmon me i konsolidu regjistrat e ndryshëm edhe e kanë si kornizë nëse nuk e kanë pasur një të dhënë për një vendanim se çka ka ndodhur në një rast e ka një të dhënë të re,” shtoi Kastrati.

Regjistrimi i fundit i popullsisë dhe ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë është bërë më 2011, ndërsa ky proces në bazë të standardeve dhe praktikave ndërkombëtare duhet të realizohet çdo 10 vjet.

U.d. të Drejtorit Ekzekutiv të ASK-së insiston se vonesa nuk ka asnjë prapavijë, por fajtor sipas tij janë pandemia, problemet me furnizimin me disa pajisje të punës si dhe situata e sigurisë në veri.

Përkundër se nuk kanë kryer ndonjë matje preliminare, Kastrati thotë se pritshmëritë janë që numri i popullsisë të jetë rreth 1.5 milion banorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Hajduti i pasagjerëve
    Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
    Klevisa Ymeri
    Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
    Edmond Lajqi
    Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
    Edin Nevzati
    Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
    Valmir “Bosi”
    Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
    Vajza gangstere
    Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
    Jetmir Daci
    Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
    Mauricio Sheldija
    Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit