Veliaj i dha 600 MLN Lekë Qatos dhe Mollës në tenderin e kripur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.04.2024, 10:08

Në nëntor të vitit 2021, kompania "5D Konstruksion", fitoi tenderin e Bashkisë Tiranë për ndërtimin e pedonales dhe korsisë së biçikletave te Liqeni i Thatë.

Ky tender me vlerë, 58.784.455 lekë me TVSH, kur u shpall në dhjetor në 2021, kishte si afat kohor, 6 muaj kalendarik dhe në qershor 2022 duhet të ishte i përfunduar.

Në zonën ku po zbatohet projekti ka një tabelë punimesh dhe ajo që bie në sy është fakti se nuk ka një datë të nisjes dhe përfundimit të punimeve, edhe pse kjo është në shkelje të ligjit.

Por kur kanë kaluar të gjitha afatet për realizimin e këtij projekti, banorët e zonës i janë drejtuar redaksisë tonë. Ata thonë se muajt e vitet po ikin, por kompania "5D Konstruksion" s'ka kryer akoma as 50% të punimeve.

Por nëse banorët e Liqenit të Thatë nuk e kuptojnë dot arsyen pse pedonalja e tyre ende nuk ka përfunduar, arsyen e shpjegojmë ne.

"5D Konstruksion" është një kompani që përfiton tendera publikë dhe leje ndërtimi nga drejtorët e Bashkisë Tiranë, por kjo jo pa arsye.

Mariglen Qato, gjatë kohës që ka mbajtur në Bashkinë e Tiranës, postin e drejtuesit të IMT-së (Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit), dhe Redi Molla atë të ‘Ujësjellës Kanalizime’, kanë krijuar në vitin 2016 kompaninë e ndërtimit "5D Konstuksion sh.p.k" me ortakë fiktivë, njerëzit e tyre të afërt Eduard Meta, Muhamet Petriti dhe Nestor Muhametllari.

Për të fshehur faktin se Qato dhe Molla ishin vetë pronarët e kësaj kompanie dhe konfliktin e interesit, ata e kanë shitur kompaninë e tyre disa herë madje duke i ndërruar edhe emrin. Por pavarësisht këtyre, qëllimi i kompanisë kurrë nuk është zbehur, ata i kanë dhënë tendera vetes së tyre duke futur paratë e shqiptarëve në xhep.

Këtë shkelje, për të cilën janë denoncuar vazhdimisht dhe për momentin janë në burg, dy ish-drejtorët e besuar të Veliaj, e kanë kryer për vite me radhe dhe vazhdojnë ta kryejnë. Kjo mesa duket është arsyeja pse punimet e tyre janë gjysmake e të papërfunduara, pasi mendjen e kanë vetëm te paratë dhe interesat e tyre dhe jo zbatimi i afateve kohore dhe tenderave të fituar, padrejtësisht.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje , ky esht projekti i pedonales dhe korsis bicikletave per liqenin e that i cili esht fituar nga kompania 5D Konstruksion. projekt qe ka filliar ne qershor te 2021 dhe ska perfunduar akoma 50% i punimeve

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Hajduti i pasagjerëve
    Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
    Klevisa Ymeri
    Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
    Edmond Lajqi
    Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
    Edin Nevzati
    Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
    Valmir “Bosi”
    Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
    Vajza gangstere
    Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
    Jetmir Daci
    Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
    Mauricio Sheldija
    Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit