Kurti viziton Leposaviqin e Zubin Potokun

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.04.2024, 14:21

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me kryetarin Lulzim Hetemi në Leposaviq ka arritur në Zubin Potok.

Mediat lokale serbe raportojnë se sipas paralajmërimeve të mëparshme, duhet të vendoset një pllakë përkujtimore për Enver Zumberin, policin e Kosovës që u vra në të shtëna në vitin 2011, në fshatin Varaga afër Zubina Potokut.

Kurti është takuar me kryetarin e kësaj komune Izmir Zeqiri në ndërtesën e komunës në Zubin Potok.

Takimi mes Kurtit dhe Hetemit në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit është siguruar nga pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit