​Digjet vetura e hetuesit policor në veri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.04.2024, 10:35

Një veturë e markës “Dacia” me targa BG është djegur tërësisht, por për fat të mirë përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 5:00 të mëngjesit pranë ndërtesës të quajtur “Vampirusha”, në veri të Mitrovicës, derisa vetura ishte e parkuar.

Burime të KP, bëjnë të ditur se vetura është pronë e hetuesit policor të nacionalitetit serb me inicialet Zh. K. i cili punon në jug të Mitrovicës. Sipas këtyre burimeve, dyshohet se vetura është djegur qëllimshëm nga persona deri tash të panjohur, për shkak të bashkëpunimit të pronarit të veturës me institucionet e Kosovës.

Mësohet se njësitë e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa policia po punon në gjetjen e autorëve të këtij incidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit